Delegacion i Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga drejtoresha Sllavica Kutirov, sot realizoi një vizitë pune në Kontakt qendrën e përbashkët ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë në pikën kufitare Deve Bair - GJUESHEVË, e cila ka për qëllim primar forcimin e kontrollit kufitar dhe luftimin e krimit të organizuar.

Sot, në kuadër të Forumit për konektivitet I cili u mbajt në Selanik, drejtoresha e drejtorisë së doganave Sllavica Kutirov dhe guvernatori i drejtorisë së pavarur të të Ardhurave Publike George J. Pitsilis, nënshkruan një Memorandum bashkpunimi për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet doganave të dy vendeve. Nënshkrimi i këtij Memorandumi është i një rëndësie të madhe për lehtësimin e transportit dhe tregtisë nga palët e CEFTA-s në Republikën e Greqisë, dhe hap mundësi për zgjerim të mëtejshëm të Korridoreve të Gjelbërta drejt BE-së.

“Kënaqësi të veçantë më jep se pikërisht në vitin kur Drejtoria e doganave shënon 30 vjet ekzistencë si shërbim i pavarur, jemi pjesë e kësaj ngjarje historike dhe nënshkruajmë një memorandum dypalësh mirëkuptimi për shkëmbimin elektronik të të dhënave ndërmjet dy institucioneve tona. Në këtë moment, nënshkrimi i këtij memorandumi nënkupton ngritjen e Korridorit të parë të Gjelbër në një pikë kufitare me një shtet fqinj anëtar të BE-së, duke përdorur platformën e shkëmbimit të të dhënave SEED të CEFTA-s dhe me vizion për zgjerimin e kësaj nisme në të ardhmen. Vendosja e korridoreve të Gjelbërta si aktivitet rajonal u zbatua për herë të parë në prill 2020 në fillim të pandemisë, brenda rajonit të CEFTA-s. Sot, kjo përvojë pozitive e shtrijmë edhe në Bogorodicë - Evzoni, si pikë kalimi kufitar kyç mes dy vendeve dhe pjesë e Korridorit 10 Pan-Evropian. Vazhdojmë me këtë iniciativë, dhe së shpejti presim të shqyrtojmë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me Republikën e Bullgarisë”, tha Slavica Kutirov, drejtoreshë e Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

George J. Pitsilis theksoi se: “Korridoret e gjelbërta janë të një rëndësie të madhe jo vetëm për integrimin më të gjerë tregtar dhe transportues të palëve të CEFTA-s me vendet fqinje të BE-së, por edhe për bashkëpunimin doganor në përgjithësi. Shërbimi Doganor i Republikës së Greqisë merr pjesë në zbatimin e nismës për ngritjen e korridoreve të Gjelbërta. Përmes Memorandumit të mirëkuptimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shkëmbimin elektronik të të dhënave para mbërritjes së mallrave në vendkalimin kufitar Evzoni-Bogorodicë, dëshirojmë të thellojmë bashkëpunimin doganor me shtetin fqinj, si në lehtësimin e tregtisë ashtu edhe në zvogëlimin e tregtisë së paligjshme. Duke punuar me CEFTA-n dhe komunitetin e Transportit, synojmë të forcojmë më tej bashkëpunimin doganor, si dhe të zgjerojmë bashkëpunimin me vendet e tjera fqinje, në përputhje të plotë me legjislacionin doganor të BE-së”.

Forumi u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, me mbështetjen e Sekretariatit të CEFTA-s, Komunitetit ndërkombëtar të transportit dhe Komisionit Evropian, ku morën pjesë përfaqësues të lartë nga Ministritë e Transportit dhe Lidhjeve, të Punëve të Jashtme dhe Drejtorit e doganave të palëve të CEFTA-s (Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria) dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian: Greqia, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroacia.

Vendosja e korridoreve të Gjelbërta brenda Ballkanit Perëndimor është një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit rajonal. Lidhur me përvojat e deritanishme, mënyrën e zbatimit efikas të Planit Ekonomik dhe Investiv të BE-së, e veçanërisht për promovimin dhe zgjerimin e Korridoreve të Gjelbërta, në kuadër të forumit u realizuan edhe takime bilaterale të vendeve CEFTA me shtetet fqinje anëtare të BE-së.

    

   

20707202245478
30707202245411
110707202254548
naslov07072022
Previous Next Play Pause
1 2 3 4

 

Sot u prezantua dokumenti Vlerësimi i kërcënimeve ndaj krimit serioz dhe të organizuar - SOKTA 2021, në një ngjarje zyrtare të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht Byroja për Siguri Publike, dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup. Në këtë ngjarje mori pjesë drejtoresha e Drejtorisë së doganës Sllavica Kutirov, së bashku me një përfaqësues i cili mori pjesë në aktivitetet e ekipit punues për përgatitjen e këtij dokumenti.

Ekipet mobile doganore në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme parandaluan një tentativë për të kontrabanduar lëndë narkotike.

Në Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), që mbahet nga 23 deri më 25 qershor 2022 në Bruksel, Belgjikë, marrin pjesë drejtoresha Sllavica Kutirov dhe ndihmësdrejtori për bashkëpunim ndërkombëtar Zllatko Veterovski. Asambleja diskuton tema kryesore në fushën e bashkëpunimit doganor global, si dhe çështje që janë thelbësore për harmonizimin e operacioneve doganore në botë, ku marrin pjesë drejtorë të administratave doganore nga 183 vende apo territore. Asambleja e sivjetshme është jubilare, për të shënuar 70 vjetorin e themelimit të Organizatës Botërore të Doganave. Me këtë rast, përveç fjalimit të Sekretarit të Përgjithshëm Kunio Mikuria, folën edhe Princesha Astrid nga Belgjika dhe Zëvendëskryeministri i Belgjikës dhe Ministri i Financave Vincent Van Petegem.