- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 95
Përfaqësuesit e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë kësaj jave realizuan një vizitë studimore në Drejtorinë doganore të Republikës së Kroacisë, në kuadër të aktiviteteve të Twining projektit "Përmirësimi i të hyrave të paguara, politikës tatimore dhe doganore", mbështetur nga Bashkimi Europian.
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 87
Digjitalizimi është kyç për maksimizim të përshpejtuar të procedurave doganore.
Lehtësimi i tregtisë përmes digjitalizimit të procedurave doganore dhe përshpejtimi i mëtejmë i qarkullimit në pikën e kalimit kufitar Tabanoc/Preshevë përmes One Stop Shop ka qenë një nga temat e takimit të Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Republikës së Serbisë.
“Ky lloj takimi është një mënyrë e mirë për të koordinuar aktivitetet dhe për të bërë propozime për përmirësimin e situatës në pikat e kalimeve kufitare. Prioriteti ynë është përshpejtimi maksimal i qarkullimit të mallrave, dhe njëkohësisht shtimi i përpjekjeve për digjitalizim më të shpejtë, që do të thotë transferim edhe më i shpejtë. Ne si shtet investojmë shumë në digjitalizimin e doganave dhe kjo tashmë jep rezultate në funksionalitetin tonë më të madh”, nënvizoi në takim drejtoresha Sllavica Kutirov.
Sipas Kutirov, bashkëpunimi i përbashkët do të kontribuojë dukshëm në harmonizimin e mëtejmë të procedurave doganore dhe përmirësimin e tregtisë ndërkufitare të mallrave.
Përfaqësuesit e Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë takim, ku morën pjesë edhe përfaqësues të ministrive të financave të dy vendeve, i prezantuan sistemet informatike që përdoren në punët doganore - Sistemin për përpunimin e deklaratave doganore dhe dokumenteve të akcizës, Mjedisi i integruar tarifor - TARIM dhe zhvillimi i tyre me qëllim të vendosjes së ndërlidhjes dhe ndërveprimit me sistemet e Bashkimit Evropian. Ata folën edhe për integrimin rajonal dhe shkëmbimin elektronik të dokumenteve ndërkufitare.
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 70
Sot në Drejtorinë e Doganave është mbajtur takim me përfaqësues të lartë të ekipit të Bankës Botërore, lidhur me zbatimin e Projektit për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor.
Projekti, i financuar me një hua nga Banka Botërore, përfshin tre komponentë: prezantimin e një Sistemi të ri Kombëtar me Një Ndalesë, modernizimin dhe rindërtimin e pikave të kalimeve kufitare Kafasan dhe Deve Bair dhe ngritjen e një Sistemi të ri të Vëzhgimit Video.
Drejtoria e Doganave, si institucioni lider për zbatimin e Sistemit Kombëtar me Një Ndalesë, së bashku me agjencitë dhe shërbimet inspektuese pjesëmarrëse në procedurat doganore, do të marrin procese të harmonizuara për përpunimin e lejeve nga qarkullimi ndërkufitar i mallrave. Kjo do të mundësojë përshpejtimin e mëtejshëm të tregtisë ndërkufitare në përputhje me standardet dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian.
Përmirësimi i pikës së kalimit kufitar të Kafasanit do të mundësojë kryerjen më të shpejtë të formaliteteve doganore, ku përfshihet edhe trajtimi i shërbimeve përkatëse të inspektimit kufitar. Në pikën kufitare Deve Bair, përveç objektit administrativ, do të rikonstruktohet edhe rruga hyrëse në terminalin e mjeteve të rënda, me qëllim shfrytëzimin e pandërprerë në kushte dimërore. Është planifikuar gjithashtu ndërtimi i një impianti të ri trajtimi dhe instalimi i një peshoreje të re për automjete.
Sistemi i Ri i Vëzhgimit Video, me aplikimin e pajisjeve të bazuara në teknologjitë më të fundit, do të mundësojë integrimin me sistemet e informacionit doganor. Ky sistem do të jetë një mjet i rëndësishëm në zbatimin e kompetencave për ndalimin e tregtisë së paligjshme, kontrabandës dhe korrupsionit në zyrat doganore, veçanërisht në pikat kufitare.
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 85
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 194
Drejtoriae Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Zyrën për Çështje Ekonomike dheTregtare të Ambasadës Greke në Shkup, sot mbajti punëtori për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe doganor në kohë krize.