• Ju njoftojmë se me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është kufizuar përkohësisht eksporti i produkteve bazë bujqësore dhe ushqimore me kode tarifore të paraqitura në tabelë.

• Drejtoria e Doganave në përputhje me vendimin e Qeverisë nga mbrëmë i zbaton këto ndryshime në sistemet e saj, me çka pengohet dorëzimi i deklaratave për eksport.

• Kufizimi i eksportit nga ky vendim do të zbatohet deri më 20 mars 2022.

 

Kodi tariforPërshkrimi
1001Grurë dhe meselin
1003Elb
1005Misër (drith)
110100Miell gruri dhe miell meslini
120600Fara luledielli, nese jane apo jo te thyera:

1512

1512 11 91 00

Vaj luledielli, vaj safflower (nje bime e ngjashem me gjembac Carthamus tinctorius) qe kultivohet ne Indi dhe vaj i farave te pambukut dhe fraksionet e tyre, nese jane apo jo te rafinuara, por jo te modifikuara kimikisht:

-------Vaj luledielli

Sot, Programi i USAID-it për zhvillim ekonomik, menaxhim dhe rritje të ndërmarrjeve (EDGE), në bashkëpunim me Drejtorinë e doganës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizuan punëtori për mirëkuptim dhe zbatim të rregullave preferenciale për origjinën e mallrave - në përputhje me Konventën PAM, Bregzit dhe rregullat e reja preferenciale tranzicionale për origjinë.

Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në Shkup organizon mbledhje pune treditore në kuadër të aktiviteteve përgatitore të operacionit “Balkan Gate2”, organizuar nga Organizata Botërore e Doganave, nën patronatin e Fondacionit Japonez për Bashkëpunim Doganor (CCF Japan). ), ku morën pjesë përfaqësues të doganave dhe organeve të tjera hetuese nga nëntë vende evropiane, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Kosovën, Maltën dhe Rumaninë, si dhe zyrtarë të lartë nga Organizata Botërore e Doganave, EUROPOL dhe Fondacioni i Doganave Japoneze për Bashkëpunim Doganor.

Sot në zyrat e Drejtorisë së Doganave është mbajtur takim pune me Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë.

Në takim u diskutua për çështje aktuale që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy institucioneve dhe veprimin efektiv dhe të koordinuar në fushën e rregulloreve dhe dispozitave doganore që rregullojnë kontrollin e produkteve bujqësore.

Takimi i sotëm i punës u shfrytëzua për një diskutim rreth punës së bërë dhe të arritur deri më tani nga të dyja institucionet në aktivitetet dhe projektet që dalin nga nisma Ballkanit i Hapur.

 

1
1
2
2
3
3
4
4
Previous Next Play Pause
1 2 3 4

 

Gjatë ditës së djeshme nga ana e inspektorëve të Departamentit për Hetim të Drejtorisë doganore është kryer  kontroll i një automjeti transportues i mallrave me targa të Serbisë, i cili transportonte mallra nga Republika e Serbisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku në automjetin është gjetur një sasi e madhe  autopjesësh për të cilat drejtuesi i automjetit nuk kishte dokumentacionin e duhur.

Vlera e autopjesëve të gjetura  është 10,317 euro.

Të njejtat  janë konfiskuar përkohësisht, ndërsa kundër drejtuesit të automjetit do të ngrihet padi  penale për shkak të dyshimit se ka kryer  vepër penale “Kontrabandë” sipas nenit 278 nga Kodit Penal.