Sot në vendkalimin kufitar Tabanovc Drejtoria e doganës dhe drejtoresha Sllavica Kutirov ishte mikpritës në vizitë pune të Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut Blagoj Boçvarski, Ministrit të  Ndërtimtarisë, Trafikut dhe Infrastrukturës së Republikës së Serbisë Tomislav Momiroviq dhe drejtori i Komunitetit Ndërkombëtar të Transportit Matej Zakonshjek.

Drejtoresha e Drejtorisë së doganës në Ministrinë e Financave sot mori pjesë në takimin e përbashkët të iniciuar nga ministri Fatmir Besimi, me përfaqësues të Kabinetit të Kryeministrit, drejtoresha e Drejtorisë së të hyrave publike, përfaqësues të Odës Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, MASIT dhe Unioni i Odave Ekonomike.

Drejtoresha e Drejtorisë së doganave Sllavica Kutirov, sot u takua me zëvendësambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Robert Deker.

Në hapjen publike të ofertave për pjesëmarrje në procedurën e tenderit për blerjen e sinjalistikës së trafikut dhe pajisjeve tjera në pikat e kalimeve kufitare Bogorodicë dhe Dojran, në kuadër të Projektit Zhvillimi i infrastrukturës kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë”, (me emër të shkurtër “Po kalojmë kufijtë”), në të cilin si partnerë marrin pjesë Drejtoria e Doganave dhe Ministria e Punëve të Brendshme nga Republika e Maqedonisë së Veriut, nuk është dorëzuar asnjë ofertë.

Për sa më sipër, Drejtoria e Doganave ka publikuar në faqen e saj të internetit dokumentin “Njoftimi për anulim tender CN1 - SO2.1 - SC033T2 20.07.2022”.

Sot inspektorët e Departamentit të Hetimeve, Njësiti i Inteligjencës dhe ekipet mobile të Drejtorisë doganore, kanë zbuluar një sasi të madhe të duhanit të copëtuar, për të cilën nuk janë paguar akciza dhe detyrimet tjera të importit. Bastisja është kryer në dy lokacione në rajonin e Shkupit, me urdhër të gjykatësit në procedurë paraprake.

Në aksion u gjetën dhe sekuestruan rreth 500 kilogramë duhan të copëtuar e të paketuar në thasë najloni të madhësive të ndryshme, ambalazh kartoni për prodhimin e kutive të duhanit, letër filtri për cigare dhe 1 makineri për paketimin e duhanit të copëtuar.

Pas sigurimit të provave të nevojshme dhe konstatimit të të gjitha rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarve do të ngrihet kallëzim përkatës penal.

     

 

420072022asfas
520072022sadasd
620072022qweqw
720072022aSas
220720225456
3200720224548
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6