Vizita e punës së degës doganore Shtip që sot e bëri drejtori Sugareski ishte me qëllim që të njihej me projektet aktuale dhe të planifikuara, si dhe me kapacitetet operacionale dhe nevojat e njësive organizative brenda kësaj dege doganore.

Gjatë javës dy muajve të kaluar, nëpunësit doganorë kanë zbuluar më shumë tentime për kontrabandë të mallit të ndryshëm, ku përkohësisht janë mbajtur ilaçe, stoli, veshmbathje, mall teknik, preparate kimike, cigare, automjete me bunkerë, targa regjistrimi, deviza, falsifikime, orë, puro dhe pjesë për biçikleta.

Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së doganave, Goran Sugareski, së bashku me një ekip të punësuarish, u takuan me Nikola Bertolini - Shefi i bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup (DEU). Takimi diskutoi mbi zbatimin e tanishëm, si dhe aktivitetet për programimin e projekteve të ardhshme të mbështetura nga fondet e BE-së.

Falë bashkëpunimit që është ndërtuar në periudhën e kaluar, përfaqësuesit doganor janë bërë bashkëpunëtorët më të afërt të Drejtorisë së doganave dhe kanë një rol kryesor në zbatimin e procedurave të shpejta dhe efikase doganore.

Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut më datë 10.02.2021 ka ngritur padi penale në Prokurorinë themelore publike në Gjevgjeli kundër dy personave juridikë me seli në Tetovë dhe Gjevgjeli dhe kundër 3 personave përgjegjës, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Tregëti të paligjshme me produkte të ndërmjetme, alkooli etilik dhe të mirat e duhanit, respektivisht mallra", vepër e dënueshme sipas nenit 60, paragrafit 5 dhe paragrafit 6 në lidhje me paragrafin 1 të Ligjit për Akcizat.