Gjatë javës së kaluar, doganierët penguan disa tentativa për kontrabandë të mallrave të ndryshme, ku përkohësisht janë konfiskuar cigare, deviza dhe veshje.

Sot (6 korrik 2018), përfaqësuesit e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga Drejtori z. Gjoko Tanasoski, zhvilluan një takim me përfaqësuesit e Drejtorisë Doganore të Republikës së Shqipërisë, në njësinë Doganore të Qafthanës, të kryesuar nga Drejtoresha Znj. Belinda Ikonomi.

Përfaqësuesit e Drejtorisë Doganore kanë marrë pjesë në një puntori dy-ditor në të cilin u prezentua Sistemi nacional njësportel. Puntoria u organizua nga Banka Botërore dhe u mbajt në periudhën prej 05-06 korrik 2018 në Shkup.

Gjatë dy javëve të kaluara, doganierët penguan disa tentativa për kontrabandimin e mallrave të ndryshme,ku përkohësisht konfiskuan bizhuteri ari, valutë të huaj, barna, suplimente dietike, veshje, kozmetikë dhe falsifikate.

Sot, më 22 qershor 2018, në Shkup u mbajt një aktivitet  për të promovuar konceptin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar (ZEE) në Republikën e Maqedonisë dhe rëndësinë e tij për operatorët ekonomikë. Aktiviteti u organizua nga Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Projektin e Rritjes Ekonomike Rajonale të USAID (REG).