- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 786
Në vitin 2020 Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kryesojë Nënkomitetin e CEFTA-s për doganat dhe origjinën e mallrave.
Prioritetet e presidencës së Maqedonisë janë: lehtësimi i mëtutjeshëm i tregtisë me mallra dhe njohja e ndërsjellë e OAE-ve brenda CEFTA-s, integrimi më i madh i tregut të CEFTA-s me tregun e BE-së dhe promovimi i e-tregtisë ndërkufitare.
Këto përparësi u janë prezantuar palëve të CEFTA-s, organizatave ndërkombëtare dhe donatorëve në Bruksel ditët e fundit, si dhe Komisionit Evropian.
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 724
Një takim dypalësh u mbajt sot në Drejtorinë e doganave me zyrtarë të lartë të Doganave Austriake, i cili përfshin detaje të aktiviteteve të ardhshme të projektit të ri IPA që do të përqendrohet në kapitujt e 16-të – Taksimet dhe 29-të Unionit Doganor, realizuar me ndihmën e ekspertëve të Austrisë.
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 745
Sot, më 24 janar 2020, në ambientet e Degës Doganore Gjevgjeli në bashkëpunim me Zyrën e Ozonit dhe Ministrinë e mjedisit dhe planifikimit hapsinor, një mbledhje pune me temë: “Substancat / Përzierjet dhe pajisjet që përmbajnë substanca të dëmtimit të Ozonit (kontrolluar nga Protokolli i Montrealit), kontrolli i importit / eksportit, si dhe mënyrat popullore të kontrabandës së tyre”.
Mbledhja e punës adreson ndryshimet e fundit në zbatimin e legjislacionit kombëtar për kontrollin e këtyre substancave dhe pajisjeve që ndikojnë në dëmtimin e shtresës së ozonit të kontrolluar nga Protokolli i Montrealit.
Prezantohet gjithashtu përdorimi praktik i modelit identifikues Ultima ID Pro RI-700H, një donacion nga UNIDO për kontroll më të mirë të kimikateve të përmendura me qëllim të zvogëlimit dhe kufizimit të rreziqeve dhe kërcënimeve të tregtisë së paligjshme, si dhe për të mbrojtur mjedisin dhe shoqërinë.
Drejtoria e doganave, si gjithmonë, është në pararojë në zbatimin e masave të mbrojtjes mjedisore dhe shoqërore.
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 777
Edhe këtë vit nëpunësit doganor në mbarë botën përmes aktiviteteve të organizuara festojnë 26 janarin, Ditën ndërkombëtare të doganës. Festohet nën slloganin “Dogana kujdeset për mirëqenien e qytetarëve, prosperitetin dhe planetin”, me një përkushtim të pretendimeve të përbashkëta për sigurimin e zinxhirit ndërkombëtar për furnizim dhe sigurim të nevojave bashkëkohore dhe të posaçme të qytetarëve dhe shoqërisë. Potencohet siguria, prosperiteti dhe kushtet e sigurta dhe të shëndosha, domosdoshmëria për garantimin e standardeve ekonomike, ku autoritetet doganore bashkërisht me institucionet dhe organet tjera që veprojnë në kontroll, në mënyrë mbrojtëse dhe lehtësuese.
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 790
Sot, më datë 22 janar, në hapësirat e Laboratorit doganor solemnishtë është promovuar pajisje shumë e sofistikuar e prokuruar falë Komisionit evropian përmes programit IPA.