Gjatë ditës së djeshme,  në vendkalimin  kufitarë Shën Naum, u parandalua tentim për futje ilegale të devizеve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë hyrjes në vend, në orën 11:30, është paraqitur shtetas grek me inicijale S.K. (60) si drejtues i automjetit me targa greke.  Për shkak të dyshimit,nga ana e  doganjerit është kryer kontrollë i automjetit dhe kontroll personal i udhëtarëve, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar mjete parash  të padeklaruara në vlerë prej 9,388 euro.

 

CI Sveti Naum - zaplena na devizi 02
CI Sveti Naum - zaplena na devizi 02
Previous Next Play Pause
1

 

 

 

Delegacioni i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, udhëhequr nga drejtoresha znj. Slavica Kutirov sot realizoi vizitë pune në Drejtorine Doganore të Republikës së Kroacisë ku mbajti mbledhje me drejtorin gjeneral z. Mario Demiroviq. Gjatë vizitës, u konfirmua interesi i përbashkët për shkëmbimin e përvojave në fushën e zbatimit të legjislacionit të Bashkimit Evropian (në pjesën e rregulloreve doganore dhe akcizave). Tema e takimit është edhe forcimi i bashkëpunimit me operatorët ekonomikë dhe aktivitete të tjera në fushën e punëve doganore, veçanërisht ato që Republika e Kroacisë i ka zbatuar në procesin e pranimit në BE.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, z.Muarem Asani sot realizoi një vizitë pune në vendkalimin kufitar Bllacë - Dega Doganore Shkup.

Në zyrat e Drejtorisë doganore sot u mbajt mbledhje me Inspektoratin shtetëror të Tregut. Në mbledhjen u shqyrtuan aspektet praktike për shkëmbimin e të dhënave dhe informatave për kontrollet efikase , si dhe protokolli për bashkpunim gjatë kryerjes së kontrolleve të përbashkëta gjatë importit të lëndës djegëse - mazutit.

Në organizim të NATO-s Qendra Euro-Atlantike për koordinim e përgjigjeve  gjatë fatkeqësive (EADRCC) dhe Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK) nga sot dhe për katër ditët e ardhshme, në zonën e Ohrit dhe Strugës po mbahet stërvitja e NATO-s.