Drejtoresha e Drejtorisë së doganës dje ka realizuar takim pune me përfaqësues të Zyrës së USAID-it në Uashington dhe Zyrës për zhvillim ekonomik, menaxhim dhe rritje të ndërmarrjeve – EDGE të USAID në Shkup. Në takim u diskutua për përfitimet e bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm dhe projektet e mundshme të përbashkëta në të ardhmen.

Drejtoria e doganës i njoftoi përfaqësuesit e USAID-it me aktivitetet e realizuara në kuadër të iniciativës Ballkan i Hapur dhe CEFTA-s: prezantimi dhe zgjerimi i korridoreve të gjelbra në vendkalimet  kufitare, koncepti ONE STOP SHOP - kontrolle të përbashkëta kufitare, njohja reciproke e kompanive me status operatori i autorizuar ekonomik dhe shkëmbimin e certifikatave përmes projektit SEED+, me të cilat në periudhën e fundit është punuar intensivisht, me qëllim përmirësimin e fluksit në zinxhirin e furnizimit ndërkombëtar. Rezultatet e një studimi të mëparshëm për matjen e kohës së doganimit (Time Release Study), tregojnë një reduktim të ndjeshëm të kohës së pritjes në vendkalimet kufitare.

Drejtoria e doganës me mbështetjen e USAID-it dhe Zyrës për Zhvillim Ekonomik, vitin e kaluar realizoi me sukses Projektin për forcimin e efikasitetit të kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar Qafthanë, i cili u zbatua në bashkëpunim me Doganën e Republikës së Shqipërisë.

Përfaqësuesit e USAID-it shprehën mbështetje të fuqishme për aktivitetet e ndërmarra nga Drejtoria e doganës, me theks të veçantë në mundësitë dhe fushat për bashkëpunim në të ardhmen, me qëllim të arritjes së qëllimeve dhe prioriteteve strategjike për lehtësimin e tregtisë, digjitalizimin dhe mbrojtjen e shoqërisë.

 

1
1
2
2
3
3
Previous Next Play Pause
1 2 3