Dje në Shkup është mbajtur një ngjarje për prezantimin e përfitimeve dhe rezultateve të arritura deri më tani nga twining projekti, të cilit iu drejtuan ambasadorja e Republikës së Kroacisë-Nives Tiganj dhe ambasadori i Republikës së Austrisë-Georg Voutsas, shef i Departamenti i Bashkëpunimit në Unionin e Delegacionit Evropian-Stephen Hudolin dhe zëvendësministri i Financave-Filip Nikoloski.

Përmes një panel diskutimi në mes të drejtorëve të Drejtorive të Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut  - Sllavica Kutirov dhe asaj të Kroacisë - Mario Demirovi      , drejtoresha e Drejtorisë së të Hyrave Publike - Sanja Lukarevska, drejtori rajonal i Drejtorisë Tatimore të Austrisë - Laurent Bucks, dhe zëvendësdrejtori  i Drejtorisë së Doganave të Austrisë – Andrea Reuters, u theksuan përfitimet për institucionet nga projekti.

Përmirësimi dhe zbatimi i legjislacionit tatimor dhe doganor në përputhje me legjislacionin dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian është qëllimi kryesor i këtij projekti të financuar nga Bashkimi Evropian, i zbatuar nga administratat doganore dhe tatimore të Austrisë dhe Kroacisë.

“Ky projekt bashkon përpjekjet e Ministrisë së Financave dhe dy institucioneve kryesore për mbledhjen e të hyrave: Drejtorinë e Doganave dhe Drejtorinë e të Hyrave Publike si shfrytëzues, që bashkërisht t'i definojnë nevojat e tyre, të identifikojnë fushat e ndërhyrjes dhe përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm të zbatohen me sukses aktivitetet. Deri më tani, 426 pjesëmarrës nga Drejtoria e Doganave kanë marrë pjesë në gjithsej 48 mbledhje pune, në të cilat kanë pasur mundësi të marrin ndihmë nga një numër i ekspertëve të njohur të BE-së për zbatimin e Planit të veprimit të Drejtorisë së Doganave: përgatitja e strategjisë për TIK dhe planit të veprimit duke përfshirë projektet e mëdha të digjitalizimit, harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit doganor dhe akcizave me BE-në, përgatitjen e procedurave të kontrollit doganor dhe menaxhimit të rrezikut, përgatitjen e specifikimeve teknike për sistemet e rëndësishme të BE-së, zbatimin e standardeve për ndotjen dhe taksimin e automjeteve, si dhe përmirësimin e menaxhimi i financave publike – theksoi drejtoresha Kutirov.

Bashkëpunimi vazhdon edhe në periudhën e ardhshme, në drejtim të zhvillimit në të gjitha aspektet e punës doganore.

 

    

 

3030620224445
7030620225115
203062022478648
403062022484548
503062022454854
603062022454415
803062022451215
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7