Përfaqësuesit e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë kësaj jave realizuan një vizitë studimore në Drejtorinë doganore të Republikës së Kroacisë, në kuadër të aktiviteteve të Twining projektit  "Përmirësimi i  të hyrave të paguara, politikës tatimore dhe doganore", mbështetur nga Bashkimi Europian.

Gjatë vizitës së punës, përfaqësuesit maqedonas u njohën me strukturën dhe funksionimin e disa sektorëve të Drejtorisë doganore të Kroacisë, si sektori i financave, sektori i sistemit doganor, sektori i akcizave, sektori i IT-së dhe sektori për kontroll.

Kjo vizitë studimore është një mundësi e rëndësishme për zyrtarët doganor që të njihen me funksionimin dhe strukturën e disa sektorëve të Administratës Doganore të Kroacisë, si sektori i financave, sektori i sistemit doganor, sektori i akcizave, sektori i IT-së dhe sektori i kontrollit. Punëtoritë u realizuan përmes diskutimit aktiv dhe shkëmbimit të përvojave për tema të ndryshme, si procesi i biznesit për tregtinë elektronike, monitorimi i produkteve të duhanit, zbatimi i standardeve të sigurisë për sistemet e informatikës, aktet ligjore dhe procedurat për kontrollin doganor dhe kontrollin e akcizave. Taksimi i komponentëve të CO2 të mjeteve motorike në përputhje me standardet e harmonizuara globale për përcaktimin e nivelit të ndotësve, menaxhimin me finansat publike (llogaria A dhe B), sigurimin e borxhit doganor etj. Vizita studimore rezultoi me rekomandime dhe konkluzione për përmirësimin e punës së Drejtorisë doganore dhe për përafrimin e mëtejmë me standardet evropiane.

Përfaqësuesit e dy vendeve shprehën gatishmërinë e tyre për intensifikimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe mbështetjes në proceset euor integruese të Doganës së maqedonisë, përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira.

 

1
1
2
2
3
3
4
4
5
5
6
6
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6