Gjatë ditës së djeshme nga ana e inspektorëve të Departamentit për Hetim të Drejtorisë doganore është kryer  kontroll i një automjeti transportues i mallrave me targa të Serbisë, i cili transportonte mallra nga Republika e Serbisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku në automjetin është gjetur një sasi e madhe  autopjesësh për të cilat drejtuesi i automjetit nuk kishte dokumentacionin e duhur.

Vlera e autopjesëve të gjetura  është 10,317 euro.

Të njejtat  janë konfiskuar përkohësisht, ndërsa kundër drejtuesit të automjetit do të ngrihet padi  penale për shkak të dyshimit se ka kryer  vepër penale “Kontrabandë” sipas nenit 278 nga Kodit Penal.