Ushtruesja aktuale e detyrës drejtoreshë e Drejtorisë së doganave, Sllavica Kutirov është rizgjedhur drejtoreshë e këtij institucioni të shtetit.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të shpalljes publike, e rizgjodhi Kutirovin në krye të Drejtorisë së doganave edhe në periudhën e ardhshme. Funksionin ushtrues detyre e ka drejtuar që nga gushti i vitit të kaluar.

Sipas Kutirov, rizgjedhja është konfirmim i menaxhimit cilësor të institucionit në të kaluarën.

“Si drejtor i Drejtorisë së doganave vazhdoj të zbatoj të gjitha kompetencat ligjore dhe prioritetet për zhvillimin e institucionit. Në periudhën e ardhshme e drejtojmë të gjithë punën drejt realizimit të disa projekteve që synojnë të sigurojnë mbledhjen më efikase të të hyrave dhe mbrojtjen e interesave financiare dhe të shoqërisë, lehtësimin e tregtisë, në radhë të parë përmes digjitalizimit të mëtejshëm të procedurave doganore dhe akcizave dhe integrimit në rajon. si dhe modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturës së TIK dhe pikave të kalimeve kufitare. Në këtë drejtim, theksoj se ne punojmë në kushte specifike për sa i përket pandemisë, gjë që kërkon aftësi në përmbushjen e aktiviteteve të Doganës dhe shkëmbim të qetë ndërkufitar të produkteve për të furnizuar qytetarët me sendet ushqimore të nevojshme, por edhe lëndët e para për prodhim dhe eksportin e kompanive”, thekson Kutirov.

Sipas saj, Drejtoria e doganave është një institucion i rëndësishëm që ka nivel të lartë të përputhshmërisë me rregulloret dhe standardet e Bashkimit Evropian dhe në vazhdimësi i ofron mbështetje të fuqishme sektorit të biznesit dhe ekonomisë legale në tërësi.

Kutirov ka më shumë se njëzet vjet që e zhvillon karrierën e saj profesionale në Drejtorinë e doganave dhe është drejtori i parë që vjen nga ky institucion, të cilës i është dhënë mandati që në periudhën e ardhshme ta kryejë këtë funksion.