Drejtoria e doganave sot ishte pjesë e mbledhjes online të këshilltarëve ekonomik dhe tregtar të vendeve anëtare të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut të organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup.

Në mbledhje mori fjalën drejtoresha e m-r Sllavica Kutirov, e cila para këshilltarëve ekonomikë u drejtua me një prezantim për format dhe aktivitetet e Drejtorisë së doganave për lehtësimin e tregtisë së operatorëve ekonomikë nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Prezantimi u fokusua në legjislacionin doganor, transformimin digjital dhe integrimin rajonal doganor.

Gjithashtu është theksuar se Drejtoria e doganave e përfundoi me sukses vitin 2021 sa i përket gjithsej të hyrave të mbledhura nga dogana, TVSH dhe akciza. Në kushtet e krizës së COVID 19, të hyrat e mbledhura në vitin 2021 janë më të larta për 24,70% krahasuar me vitin 2020, respektivisht me 12,81% krahasuar me vitin 2019.

Gjatë prezantimit janë vënë në dukje edhe hapat e ardhshëm për reformën dhe modernizimin e veprimtarisë doganore, në pjesën legjislative me ndryshimin e Ligjit doganor, Ligjit për Drejtorinë e doganave, Ligjit për përfaqësinë doganore, Ligjit për tarifa doganore dhe Ligjit për Akciza.

Në fushën e digjitalizimit, projekte të reja që po punohen janë vënia në përdorim e një sistemi të ri kombëtar me një ndalesë, përmirësimi  dhe përditësimi i Sistemit të përpunimit të dokumenteve doganore dhe akcizës, zhvillimi i një Sistemi të ri Transit NCTS5, prezantimi i Sistemit të regjistrimit të operatorëve ekonomik - EORI.

Proceset e reformës përfshijnë rindërtimin dhe modernizimin e pikave të kalimeve kufitare Deve Bair, Dellçevë, Markova Nogë, Qafëthanë dhe Bogorodicë. Gjithashtu u theksua se në periudhën e ardhshme theks i veçantë do t'i kushtohet marrjes së masave dhe teknikave të avancuara në luftën kundër korrupsionit, përmes vënies në përdorim të një sistemi të ri në pikat e kalimeve kufitare për menaxhim të automatizuar të terminaleve, sistemit të ri të mbikëqyrjes video, dhe të ashtuquajturat kamera trupore(body).

Këshilltarët ekonomik dhe tregtar përshëndetën suksesin evident dhe rezultatet pozitive të Doganës në raportin e fundit të Komisionit Evropian për vendin. Këto rezultate evidente duhet të na motivojnë që të vazhdojmë të punojmë edhe shumë për të lehtësuar tregtinë.

    

prezentacija 1
prezentacija 2
prezentacija 3
prezentacija naslovna
Previous Next Play Pause
1 2 3 4