Drejtoria e doganave në kuadër të aktiviteteve të parapara me Memorandumin për bashkëpunim me Universitetin Goce Dellçev në Shtip, për studentëve të Fakultetit ekonomik mbajti prezantim me temën “Procesi i reformave, modernizimit dhe digjitalizimit të Drejtorisë së doganave”.

Qëllimi i këtij prezantimi ishte që studentët të jenë në rrjedha me risitë dhe ndryshimet që Drejtoria e doganave i prezanton rregullisht në punën e saj të përditshme.

Temat që u prezantuan kishin të bënin me dy drejtimet e modernizimit të Drejtorisë së doganave, përkatësisht lehtësimin e tregtisë dhe digjtalizimin. Procedurat e thjeshtuara dhe koncepti i Operatorit të autorizuar ekonomik u prezantuan si më të rëndësishmit në lehtësimin e tregtisë. Në fushën e digjitalizimit u prezantuan disa sisteme të TI mbi të cilat bazohen operacionet doganore: SPPDDDA, Mjedisi i integruar tarifor - TARIM, EXIM dhe Sistemi i ri i kompjuterizuar i transitit.

Drejtoria e doganave edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e arsimit të lartë me qëllim të rritjes së njohurive të studentëve për kompetencat dhe rolin e Drejtorisë së doganave.

 

24122021nasvo
2412202111
24122021222
Previous Next Play Pause
1 2 3