Brenda projektit Përmirësimi i mbledhjes së të hyrave dhe i politikës tatimore dhe doganore në periudhën 6.12-10.12.2021 është mbajtur mbledhje pune me temë Përgatitja e akteve për trafikun postar.
Qëllimi i mbledhjes së punës ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave me Drejtorinë e doganave të Republikës së Kroacisë për zhdoganimin e dërgesave postare, si dhe kishte pjesë praktike për punën me sistemet TI për trafikun postar.
Një përfitim tjetër i kësaj mbledhjeje është edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të SHA Postës, me çka edhe një herë konfirmohet përkushtimi i Drejtorisë së doganave për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe forcimin e kapaciteteve të të gjithë pjesëmarrësve në procedurat doganore.