Gjatë ditës së sotme përmes lidhjes video-konferenciale u mbajt puntori rajonale për të shkëmbyer përvojat me vendet e rajonit, në lidhje me zbatimin e fazës së parë të Sistemit të ri Kombëtar për një ndalesë (National Single Window (NSW).

Në punëtori përfaqësues të lartë të drejtorive te doganave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Serbisë dhe Shqipërisë ndanë me përfaqësues përvojat e fituara nga zbatimi i Projektit dhe përgatitja e dokumentit të projektit për qendrën kombëtare me një ndalesë. nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina të cilat janë në fazën e dytë të përgatitjes së dokumentit bluprint.

Gjegjësisht, në këtë ngjarje, Drejtori i përgjithshëm i drejtorisë së doganës dhe përfaqësuesit e ekipit menaxhues, të cilët ishin të përfshirë në aktivitetet e fazës së parë të Projektit, dhanë një pasqyrë të shkurtër të gjithë procesit të deritanishëm, duke theksuar: përkushtimin dhe angazhimin e të gjithë pjesëmarrësve të përfshirë, institucioneve të përfshira në projekt, vullneti politik dhe përkrahja nga Qeveria, si dhe bashkëpunimi me sektorin e biznesit, si parakushte bazë për zbatimin e suksesshëm të tij.

 

1
1
2
2
3
3
4
4
Previous Next Play Pause
1 2 3 4