Përfaqësuesit e Drejtorisë së Doganave, të udhëhequr nga drejtoresha znj. Slavica Kutirov dhe zëvendësdrejtori z. Muarem Hasani, realizuan takim pune me delegacionin e lartë nga Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – Byroja Kundër Terrorizmit, si dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Shkup.

Temë e takimit ishte sistemi aktual për identifikimin e rreziqeve nga terrorizmi, si dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit aktual dhe mënyrat për avansimin e sistemeve. Në takim gjithashtu udiskutuan edhe praktikat më të mira të cilat Shtetet të Bashkuara i aplikojnë në luftën kundër terrorizmit.

Dogana është një segment i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Për këtë arsye, Drejtoria e doganave shpreh gatishmëri që në mënyrë aktive të marrë pjesë në të gjitha trupat dhe  organetkompetente, të cilat janë përgjegjëse për aktivitetet dhe ndërmarrjen e masave në luftën kundër terrorizmit.

 

 

0312202156
03122021998
031220219754l
03122021454215j
Previous Next Play Pause
1 2 3 4