Në kuadër të twining projektit - “Improving Revenue Collection and Tax and Customs Policy”, në bashkëpunim me Drejtoritë Doganore të Republikës së Austrisë dhe Republikës së Kroacisë, në periudhën prej 29.11. deri më 03.12.2021, doganierët nga Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë sëVeriut marrin pjesë në trajnimin në temë „Darknet Investigations“.

Qëllimi i trajnimit është që anëtarët e Drejtorisë doganore të njihen me mundësitë dhe mënyrën e përdorimit të informacionit përmes Darknet si burim inteligjence, të depërtojnë në analiza më të thella të inteligjencës lidhur me çështje të ndryshme doganore, veçanërisht për tregti të palejuar dhe kontrabandë të mallrave, por edhe për qëllime të hetimeve kriminalistike.

Përmes trajnimit u mundësohet pjesëmarrësve të kuptojnë se si të hulumtojnë në mënyrë efektive në lokacionet e Darknet dhe të paraqesin dhe demonstrojnë teknikat kërkimore të cilat janë të lidhura me internet informacionet të  bazuara në Darknet, identifikimin e mundshëm të web-lokacioneve në të cilat  promovohen dhe shiten/ mallrat e mbrojtura nga ligjet dhe rregulloret për pronësi intelektuale dhe faqet në të cilat bëhet shitja e barnave dhe produkteve mjekësore,  kontrabandë të produkteve  ose mallra të përfituara nga tregtia e paligjshme etj.