Me qëllim të informimit në kohë dhe transparente për opinionin e gjerë, Drejtoria e doganave përcjell informacione lidhur me aksidentin e autobusit që ndodhi më datë 23.11.2021 në Republikën fqinje të Bullgarisë, në të cilin u dogj autobus i transportuesit Besa Trans – Shkup.

Që nga mëngjesi i sotëm, Sektori për përgjegjësi profesionale të Drejtorisë së doganave ndodhet në Pikën e kalimit kufitar Deve Bair për të kontrolluar në detaje veprimet e transportuesit dhe nëpunësve doganor, në përputhje me kompetencat e përcaktuara me Ligjin për transportin rrugor në ditën e nisjes së autobusit. Objekt i kontrollit është edhe veprimi i transportuesit dhe automjeti në fjalë në periudhën e mëparshme në të njëjtën pikë kalimi kufitar.

Opinioni i gjerë do të informohet me kohë për konstatimet e kontrollit.