Me qëllim për t’ju ndihmuar vendeve për zvogëlimin e kohës dhe hargjimeve për tregti ndërkufitare, Komisionet Rajonale të Kombeve të Bashkuara po kryejnë një Anketë Globale mbi Lehtësimin e Tregtisë Digjitale dhe të Qëndrueshme.

Në Raportin e fundit, të publikuar nga Kombet e Bashkuara, nga anketa e realizuar për vitin 2021, në të cilin shumica e pyetjeve kanë të bëjnë me punën e Drejtorisë doganore, Republika e Maqedonisë së Veriut është renditur më e mira në Evropën Jugore dhe Juglindore dhe lartë në nivel  Evropian.

Në Raport janë të notuara pesë kategori: transparencë, formalitete, marrëveshjet dhe bashkëpunimi institucional, tregtinë pa letra dhe tregtinë ndërkufitare pa letra. Anketa filloi të  zbatohet që nga viti 2015 dhe në çdo dy vite, dhe në vitin 2021 kryhet në bazë të një pyetësori të përditësuar, të zhvilluar nga Komisionet Rajonale të OKB-së në bashkëpunim me UNCTAD, ICC, OECD dhe shumë institucione të tjera bashkëpunuese. Hulumtimi I këtij viti mbulon 58 masa, duke përfshirë një grup të ri masash për "Lehtësimin e Tregtisë në kohë  Krize" të cilat kanë të bëjnë me masat direkte dhe afatgjata që synojnë trajtimin me situata të krizës si pandemia COVID-19.

Rezultatet nga hulumtimi u mundësojnë vendeve të ndjekin progresin në zbatimin e masave për lehtësimin e qëndrueshëm dhe digjital të tregtisë dhe të shërbejnë si politikëbërje e bazuar në fakte duke ndihmuar në identifikimin e fushave ku nevojiten më shumë përpjekje për të zgjedhur  pengesat e mbetura politike, ligjore, rregullatore dhe teknike si nevoja për ndërrim të kapaciteteve dhe asistencë teknike. Shtetet anëtare mund të përfitojnë nga përvojat e vendeve të tjera dhe të mësojnë nga praktikat e mira.

Raportin e plotë mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.untfsurvey.org/region?id=ECE&fbclid=IwAR2yOgJlAs0Fi47usUddGqVeA08NmSPsVLDWTJqhjyKFkSIqbrLJqhATBqI