Në zyrat e Drejtorisë doganore sot u mbajt mbledhje me Inspektoratin shtetëror të Tregut. Në mbledhjen u shqyrtuan aspektet praktike për shkëmbimin e të dhënave dhe informatave për kontrollet efikase , si dhe protokolli për bashkpunim gjatë kryerjes së kontrolleve të përbashkëta gjatë importit të lëndës djegëse - mazutit.

Shkëmbimi efikas I të dhënave dhe informatave së bashku me protokollin janë rezultat i përpjekjeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për rritjen e kontrollit të cilësisë së derivateve të naftës të cilat  importohen dhe përdoren në territorin e vendit, në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Drejtoresha e Drejtorisë Doganore, m-r Slavica Kutirov, shprehi besimin se me shkëmbimin e të dhënave dhe informatave permes dy institucioneve  do të arrihet qëllimi- rritja e kontrollit të koordinuar gjatë importit të mazutit dhe e gjith kjo të mos ndikoj në shpejtësinë dhe kohëzgjatjen e kryerjes së procedurave doganore për import. Njëkohësisht u theksua se përms organizimit të takimeve të vazhdueshme mes dy institucioneve, do të rishikohen rezultatet e zbatimit praktik të Memorandumit të nënshkruar dhe rezultatet e kontrolleve të kryera të të dy institucioneve.

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, m-r Aneta Simeska Dimoska,  konfirmoi bashkëpunimin e mirë dhe të vazhdueshëm të dy institucioneve në punën e tyre të deritanishme, veçanërisht në muajt e fundit pas konkluzionit të miratuar nga  Qeveria e Maqedonisë së Veriut për  kontrollet e rritura gjatë importit të mazutit duke theksuar se vetëm me kontrolle të koordinuara do të harmonizohet dhe optimizohet kontrolli i cilësisë së produkteve të derivateve të naftës.

1
1
Previous Next Play Pause
1