Seksioni i inteligjencës brenda Sektorit për kontroll dhe hetime në Drejtorinë e doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon në kushtet e pandemisë me realizimin e suksesshëm të ushtrimit të kompetencave.

 
Në bashkëpunim me nëpunësit doganorë nga Zyra doganore Aeroport, Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar, Policia kufitare dhe operatori i aeroportit TAV, në periudhën nga maji 2021 e deri më sot, janë regjistruar dhe ndaluar 48 persona të cilët u përpoqën të largoheshin nga vendi përmes Aeroportit të Shkupit, dhe janë gjithashtu të regjistruar në listën e Inspektoratit shtetëror të sanitarisë si persona të infektuar me virusin Covid 19 me vendim aktiv izolimi.
 
Ky kontroll i udhëtarëve të regjistruar për trafikun ajror kryhet me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vazhdon të kryhet në dy aeroportet në Shkup dhe Ohër duke kaluar listat e udhëtarëve me listën e Inspektoratit shëndetësor dhe sanitar të cilëve u është dhënë një vendim për izolimi për shkak të infektimit me virusin Covid 19. Për këtë qëllim përdoret sistemi RAVIO i cili përzgjedh dhe identifikon automatikisht këta individë. Pas identifikimit të personave, ata u dorëzohen shërbimeve të sigurisë së aeroporteve të cilat veprojnë më tej sipas autorizimeve të tyre.

 

1
1
Previous Next Play Pause
1