Drejtoria e  Doganave  me mbështetjen e USAID Economic Development, Governance and Enterprise Growth (EDGE) Project  në periudhën prej 06-09.07.2021 organizoi një trajnim rajonal në temë   Post Kontrollet  sistemore  të importuesve dhe eksportuesve të mëdhenj.

Përveç  punonjësve të Drejtorisë së Doganave,  ndjekes   ishin përfaqësues të Drejtorive doganore të Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Qëllimi i këtij trajnimi është forcimi i kapaciteteve për kryerjen e post kontrolleve, të cilat do të mundësojnë lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave doganore. Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të mund të identifikojnë dhe analizojnë përshtatshmërinë dhe efektivitetin e sistemeve dhe kontrolleve të brendshme te importuesi  dhe eksportuesi i madh.

554
23124
Previous Next Play Pause
1 2