Zyra Nacionale e Dhomës Ndërkombëtare Tregtare në Shkup në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave të RMV-së, sot përmes një video-konference, u mbajt  punëtori në temë "Zbatimi i praktikave më të mira ndërkombëtare për menaxhimin me korrupsionin". 

Punëtoria mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në mënyrë që të forcojë kapacitetin e institucioneve kompetente për krijimin e një sistemi transparent, efikas dhe të qëndrueshëm për menaxhimin me korrupsionin.

"Ndarja e sotme e metodave të veprimit praktik për të luftuar korrupsionin nuk lind vetëm nga qëllimi për të informuar dhe deklaruar gatishmërinë në luftën kundër korrupsionit e cila dëmton qeverisjen e së drejtës, zhvillimin dhe të drejtat e njeriut",  theksoi drejtori i Doganave, Goran Sugareski.

 Nga kjo ngjarje e koordinuar me qëllim zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare për trajtimin me korrupsionin, e cila do të kontribuoj në pajtueshmeri efektive reciproke, ndërmarrim:

-          Proaktivitet në punë;

-          Kryerje te inspektimeve në zyra;

-          Krijim të procedurave dhe sistemeve që parandalojnë lëshimet e integritetit;

-           Kontrolle të forta të brendshme;

-           Dënime të rrepta, masa disiplinore ose kallëzime penale për punonjësit, të cilët do të kapen duke kryer praktika korruptive;

-           Veprim bashkëkohor, i intensifikuar dhe i koordinuar me mobilizim të resurseve të institucioneve përgjegjëse, me kapacitete të forcuara të angazhuara në ndihmë hetimore, financiare, teknike dhe politike për të zvogëluar korrupsionin;

-           Përmirësimi i shkëmbimit të informacioneve dhe reformave të reja konkrete me përfitime të prekshme;

-          Zbulim, ngrirje dhe kthim të fondeve të vjedhura gjatë praktikave korruptive;

-          Transparenca financiare dhe llogaridhënia;

-           Akses në programet, politikat dhe shpenzimet qeveritare;

-          Mbështetje për shoqërinë civile dhe mediat në aktivitetet e tyre në hulumtimin dhe analizën e tendencave korruptive dhe veprimit të përbashkët parandalues ​​që përfshin partneritetin me komunitetin e biznesit;

-           Parandalimi i pastrimit të parave;

 Lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe parandalimi i ekonomisë gri janë qëllime prioritare i të gjithë neve dhe janë pika të lartvendosura në listën prioritare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

  

 

Screenshot 2021-07-07 101941
Screenshot 2021-07-07 101941
Screenshot 2021-07-07 1029334
Screenshot 2021-07-07 1029334
Previous Next Play Pause
1 2