Një prezantim i aplikacionit për celularë u mbajt në Drejtorinë e doganave, i cili shërben për të njohur vërtetësinë e pullave të akcizës. Ky aplikacion celular do të përdoret nga një numër i kufizuar dhe i zgjedhur i përdoruesve – nëpunës doganorë të cilët do të kenë privilegje të dhëna nga Drejtoria e doganave.

Në prezantimin punues të aplikacionit, funksionalitetet e tij u testuan praktikisht nga përdoruesit dhe atyre iu dhanë udhëzimet e duhura për përdorim. Duke u aktivizuar përmes konferencës video, krijuesi i aplikacionit vuri në dukje se aplikacioni është bërë në dy versione, për dy sisteme operative - iOS dhe Anadroid në varësi të përdorimit të pajisjes celulare.

1
1
2
2
3
3
4
4
Previous Next Play Pause
1 2 3 4