Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së doganave, Goran Sugareski, së bashku me një ekip të punësuarish, u takuan me Nikola Bertolini - Shefi i bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup (DEU). Takimi diskutoi mbi zbatimin e tanishëm, si dhe aktivitetet për programimin e projekteve të ardhshme të mbështetura nga fondet e BE-së.

Bashkëpunimi i suksesshëm i Drejtorisë së doganave të RMV-së dhe Delegacionit të BE-së në Shkup është dëshmuar për shumë vite. Prova e kësaj janë numri i madh i projekteve të realizuara me sukses, sistemeve të TI dhe ndërtesave që janë në veprim, si dhe pajisjet që lehtësojnë punën e përditshme të zyrtarëve doganorë në të gjitha nivelet. Mbështetja nga DEU për të realizuar qëllimin strategjik të Qeverisë së RMV-së dhe Drejtorisë së doganave për integrimin në BE, realizohet përmes financimit të projekteve për avancimin e kapaciteteve të njohurive, pajisjeve për përmirësimin e kapacitetit teknik, azhurnimit dhe implementimit të sistemeve të reja të TI dhe përmirësimi i infrastrukturës së pikave të kalimit kufitar.

Projektet që janë në fazën e finalizimit: Projekti i Binjakëzimit për harmonizimin me legjislacionin e BE-së dhe azhurnimin e kapaciteteve të njohurive të zyrtarëve doganorë, në të cilin Drejtoria e doganave merr pjesë së bashku me Ministrinë e financave dhe Drejtorinë e të hyrave publike; Prokurimi i pajisjeve të sofistikuara me qëllim të përmirësimit të kapacitetit teknik të shërbimeve të kontrollit në Drejtorisë së doganave, të cilat do të kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; Krijimi i një qendre të re rezervë të të dhënave në rast krize dhe katastrofash natyrore me qëllim të vazhdimësisë së proceseve të biznesit dhe funksionimit të qetë të sistemeve të TI-së.

Përfaqësuesit e Drejtorisë së doganave dhe përfaqësuesit e DEU theksuan përvojën pozitive gjatë proceseve për planifikimin e projektit dhe drejtimin e fondeve, ku komunikimi i shkëlqyeshëm, udhëzimet dhe puna e përbashkët me DEU është një aspekt kryesor për suksesin e realizimit të ri për projektet që pasojnë.

 

3
3
4
4
5
5
Previous Next Play Pause
1 2 3