Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së doganave Goran Sugareski dhe Drejtori i Drejtorisë së policisë financiare Arafat Muaremi, në takimin e sotëm të punës riafirmuan angazhimin për të luftuar krimin e organizuar financiar si një qëllim të përbashkët të të dy institucioneve.

Gjatë takimit të punës, i cili u mbajt në ambientet e Drejtorisë së doganave, u theksua se bashkëpunimi aktual i mirë ndërinstitucional do të intensifikohet në mënyrë që të ndërmerren efektivisht aktivitete në luftën kundër krimit financiar dhe pastrimit të parave.

Lidhur me shtypjen e krimit financiar, u theksua se duke pasur parasysh kompleksitetin e një krimi të tillë, është me rëndësi të madhe identifikimi dhe vlerësimi në kohë i rreziqeve të mundshme. Për këtë qëllim, Drejtoria e doganave si një institucion qëllimi kryesor i të cilit është të mbrojë interesat financiare të qytetarëve dhe Drejtoria e policisë financiare, do të vazhdojë të forcojë teknikat e vlerësimit të rrezikut dhe të gjejë mënyra dhe metoda të reja për të përmirësuar plotësisht sistemin në luftën kundër krimit financiar. 

1
1
2
2
3
3
Previous Next Play Pause
1 2 3