Të nderuar kandidatë,

Drejtoria e doganave ju informon se janë përgatitur Certifikatat për trajnim paraprak të ndjekur për përfaqësuesit e licencuar, të mbajtura nga 20-28.01.2021.

Të gjithë kandidatët të cilët rregullisht morën pjesë në këtë trajnim paraprak kërkohet të vijnë personalisht (me një dokument identifikimi) në ambientet e Drejtorisë së doganave në adresën "Lazar Liçenoski" numër 13 Shkup (ndërtesa e vjetër) në katin e parë në Seksionin e procedurave doganore dhe tatimore, zyra numër 8 çdo ditë pune nga ora 8:30 deri në 16:30, për të marrë Certifikatat, duke filluar nga data 04.02 deri më 12.02.2021.

Nëse disa nga kandidatët nuk janë në gjendje (për ndonjë arsye) të vijnë personalisht dhe të marrin Certifikatën për trajnim të ndjekur, atëherë Certifikata mund të merret në emër të tyre nga cilido person prej tyre i angazhuar, i cili person duhet të identifikohet me një kartë identiteti.

Nëse në këtë mënyrë kandidatët nuk do të jenë në gjendje të marrin Certifikatat e tyre, atëherë Drejtoria e doganave do t'i dorëzojë ato në adresën e shtëpisë të specifikuar në aplikim.

Kandidatët të cilët nuk do të jenë në gjendje të marrin Certifikatat në dy mënyrat e mëparshme, dmth. dëshirojnë që Certifikatat të dorëzohen me postë në adresën e shtëpisë së tyre, janë të detyruar të informojnë në adresën e mëposhtme të postës elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.