Aktivitetet e Nënkomitetit për doganat dhe origjinën brenda CEFTA [1], të kryesuar këtë vit nga Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfshinë organizimin e vizitës së sotme zyrtare në Pikën e kalimit kufitar Tabanoc, me përfaqësues të lartë të Sekretariatit të CEFTA, Komunitetit të Transportit të BE-së dhe Këshillit për bashkëpunim rajonal.

Korridoret e gjelbërta të formuara me sukses dhe të mirëorganizuara dhe korsitë prioritare për transportin e produkteve ushqimore dhe pajisjeve mjekësore brenda CEFTA-s, por edhe me vendet anëtare të BE-së, ndiqen pikërisht me iniciativën e Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i ngjarjes së sotme ishte të konstatojmë sukseset e përbashkëta në këtë drejtim, duke prezantuar mënyrën e funksionimit të tyre.

Fluksi i përshpejtuar i mallrave i bërë i mundur nga hapja e korridoreve të gjelbërta në rast emergjence dhe hapja e korsive shtesë provoi të ishte një model i suksesshëm që do të vazhdojë të zbatohet.

Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare (Emir Gjikiq - Drejtor i Sekretariatit CEFTA [2], Matej Zakonjshek - Drejtor i Komunitetit të Transportit të BE-së [3], Majlinda Bregu - Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit rajonal [4]), shoqëruar nga Gjoko Tanasoski, Drejtori i Drejtorisë së doganave dhe Marinko Koçovski, Ndihmës drejtori i Sektorit për çështjet e kufirit dhe migracionit në Ministrinë e brendshme, vizituan vendkalimin, qëndrojnë në Shkup për të përgatitur Planin e ri shumëvjeçar të veprimit në Zonën ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor Multi-annual Action Plan on regional Economic Area in the Western Balkans). Fokusi i kësaj zone ekonomike mbetet në integrimin dixhital, lëvizshmërinë, tregtinë dhe investimet.

Shërbimet doganore në rajon mbeten të përkushtuara për të promovuar bashkëpunimin ekonomik duke përqafuar idenë e krijimit të një zone ekonomike rajonale dhe fondeve mbështetëse të infrastrukturës së BE-së në këto vende.

Përveç parimit të funksionimit të korridoreve të gjelbërta, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare u njohën me procedurat e One Stop Shop (kontroll me vetëm një ndalesë), e cila zbatohet me Republikën fqinje të Serbisë nga 26 gusht 2019, për rrugë të përshpejtuar dhe trafikut të mallrave, në përputhje me dispozitat e marrëveshjes ndërkombëtare. Të dy palët vazhdimisht përpiqen për promovimin dhe përdorimin maksimal të avantazheve të ofruara nga kjo mënyrë e punës, përdorimi maksimal i korsive në dispozicion, përshtatja e mëtejshme e infrastrukturës në vendkalimin kufitar (në rastin e trafikut të mallrave) dhe pajisjet teknike shtesë.

Vizita u ndoq gjithashtu nga kolegë nga Serbia - Sasha Milenkoviq, administrator i Degës Doganore Nish dhe Senad Radonëiq, shef i Zyrës Doganore Preshevë.

Si pjesë e vizitës së sotme në pikën e kalimit kufitar Tabanoc, u mbajt një takim zyrtar me përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare dhe kolegë të doganave nga Serbia, i cili diskutoi gjithashtu konceptin e kontrolleve të përbashkëta të kufirit ONE STOP SHOP dhe korridoret e gjelbërta. Ata diskutuan gjithashtu se si të zhvillohen dhe zgjerohen më tej korridoret e gjelbërta, ndoshta me vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Korridoret e gjelbërta dhe integrimi i fortë rajonal do të vazhdojnë të jenë një përparësi për Drejtorinë e doganave dhe ato do të jenë një element i rëndësishëm në Planin e ri të Veprimit për Zonën ekonomike rajonale 2, i cili duhet të miratohet në nëntor të këtij viti në Samitin në Shkup dhe Sofje brenda Procesit të Berlinit. për Ballkanin Perëndimor.

Drejtoria e doganave, si kryetare e Nënkomitetit doganor CEFTA, së bashku me Sekretariatet e CEFTA dhe Komunitetin e transportit dhe Këshillin e bashkëpunimit rajonal, do të vazhdojnë të jenë plotësisht të përkushtuar për intensifikimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ekonomik.


[1] Marrëveshja e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore (Central European Free Trade Agreement-CEFTA)

Palët Kontraktuese CEFTA përqendrohen në katër fusha prioritare: lehtësimin e tregtisë, tregtinë e shërbimeve, investimet dhe transparencën.

[2] Sekretariati i CEFTA - Komiteti i përbashkët dhe strukturat e tjera të CEFTA mbështeten nga Sekretariati i përhershëm me seli në Bruksel

[3] Komuniteti i Transportit (Transport Community)- Një organizatë ndërkombëtare me palë kontraktuese nga BE-ja dhe gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (Republika e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Republika e Maqedonisë aë Veriut Mali i Zi dhe Republika e Serbisë), qëllimi kryesor i së cilës është të të arrihet zbatimi më i gjerë i rregullave, parimeve dhe politikave të tregut të transportit të BE-së për palët kontraktuese në Ballkanin Perëndimor, përmes një kornize ligjërisht të detyrueshme.

[4] Këshilli i bashkëpunimit rajonal (Regional Cooperation Council) - përmes veprimit rajonal në Evropën Juglindore ndihmon në zhvillimin e rrugës për integrimin Euro-Atlantik.  

4
4
5
5
6
6
Previous Next Play Pause
1 2 3