Më 22 nëntor 2018, në zyrat e Drejtorisë doganore, përpara komunitetit të biznesit është prezentuar sistemi, koncepti dhe zbatimi i Mjedisit tarifor të integruar (MIT).
Pjesëmarrësit patën mundësinë të njoftohen me rëndësinë e mjedisit të integruar tarifor, një sistem që integron së bashku të gjitha masat tarifore dhe jo-tarifore, siç janë detyrimet doganore, TVSH-në, akcizat, taksat e tjera, ndalimet dhe kufizimet, etj, për të gjitha llojet e mallrave. Sistemi përmban më shumë module të cilat formojnë të ashtuquajturën mjedis tarifor. MIT mundëson automatizimin shtesë për procesin e doganimit, duke marrë parasysh se ofron qasje elektronike në të gjitha të dhënat e nevojshme për përgatitjen e deklaratave doganore, të cilat më pare ishin në dispozicion vetëm në formë të letrës. Në kornizë të këtij sistemi do të sigurohet një modul i veçantë llogaritës, i cili do të llogarisë automatikisht detyrimet doganore dhe të tjera, por gjithashtu do të kontrollohen automatikisht në të njëjtën kohë. E gjithë kjo do t'u mundësojë operatorëve ekonomikë procedura më të shpejta, më të shkurtra dhe më të lira doganore, të cilat pa dyshim do të çojnë në një lëvizje më të lehtë dhe më të shpejtë të mallrave. Nga ana tjetër, në aspekt të Drejtorisë doganore do të rritet efikasiteti e procedurave doganore dhe do të përmirësohet sistemi për parandalimin dhe zbulimin e mashtrimit.
Në takimin u drejtua edhe Drejtori i Doganave, z Gjoko Tanasoski i cili theksoi se Drejtoria doganore është plotësisht e angazhuar për pranimin në BE dhe plotësimin e parakushtit më të rëndësishëm për këtë - futjen e sistemeve elektronike që do të sigurojë kontabilitet dhe pajtueshmëri të plotë mes sistemeve IT të Drejtorisë Doganore dhe IT sistemet përkatëse të doganave të BE-së. Gjithashtu theksoi se epoka e re e Doganave digjitale do të ndryshoj ndjeshëm mënyrën të cilën punon Dogana. Si përfundim kjo do të lehtësojë komunikimin, trajtimin gjatë doganimit të mallrave, pranimin dhe shkëmbimin e informacioneve, aktivitetet e koordinuara të kufirit, si dhe bashkëpunimin në fushën e zbatimit të ligjeve.