Lehtësimi i procedurave doganore administrative dhe përshpejtimi i transportit ndërkufitar të mallrave janë vetëm disa nga përfitimet e futjes së konceptit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar, përfunduan  Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Dr. Koço Angjushev dhe Drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski në punëtorinë e sotmë të katërt me radhë, ku përpara  komunitetit të biznesit është prezentuar koncepti i cili për herë të parë është futur në Republikën e Maqedonisë.

Paraqitja e Operatorit Ekonomik të Autorizuar si një koncept është pjesë e aktiviteteve të cilat  Qeveria i realizon në kuadër të "Procesit  të Berlinit", për  intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik të vendeve  nga rajoni  i Ballkanit Perëndimor, si dhe për një nivel më të lartë bashkëpunimi mes vendeve anëtare të CEFTA-s, por  edhe si  përgatitje për aderim në tregun evropian.

"Operator  ekonomik i autorizuar  është titull  që një kompani duhet ta posedojë  në mënyrë që të ketë procedura të lehtësuara doganore, jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon. Praktikisht, në qoftë se një kompani e orientuar  eksporti fiton titullin  Operatori Ekonomik i Autorizuar , në atë rast produktet direkt nga fabrika, me procedura më të lehta, më shpejtë do të  tranzitohen  në vendet të cilat janë të përfshira me procesin e  Berlinit. Mendoj se procesi i lehtësimit të procedurave administrative është një proces komplementar për ndërtimin e infrastrukturës në vend, sepse nuk do të arrijmë efektet e dëshiruara, nëse me ndërtimin e rrugëve kualitative  dhe hekurudhore do të  shkurtohet  udhëtimi në punë për 20 minuta, pastaj në njësitë doganore  produktet qëndrojnë për më shumë orë. Kompanitë e eksportit  duhet të njohin këtë koncept si një mundësi për të rritur konkurrencën e tyre në tregjet ndërkombëtare ", theksoi Angjushev.

Në këtë ngjarje Drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski promovoi risitë në legjislacionin doganor dhe lehtësimin  dhe përshpejtimin e  procedurave doganore.

“Kur flasim për risitë në punët doganore do të doja të ju informoj se së fundi Drejtoria doganore  e ka pranuar  sistemin e ri për përpunimin e deklaratave doganore dhe dokumentet akcizës (CDEPS), i cili do të zëvendësojë ASYCUDEN e deritanishme. Një risi e rëndësishme që ne prezantojmë me këtë sistem është zëvendësimi i procedurave doganore të bazuara në letra me procedura elektronike. Gjithashtu,me këtë sistem do të sigurojmë shpenzimet e zvogluara  për transaksionet tregtare, për të lehtësuar zbatimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë, menaxhimin më të mirë dhe kontrollin. Një tjetër risi në çështjet doganore është futja e konceptit të operatorit ekonomik të autorizuar në Republikën e Maqedonisë dhe i njejti ka një rol të madh në mjedisin e doganave në të ardhmen. Pa asnjë dyshim, mund të them se OEA është pikërisht ai  "plus" ajo  "vlerë e shtuar", e cila e bën tregtinë  ndërkombëtare më të sigurt, më të shpejtë, më efikase. Pikërisht në këtë kontekst, Drejtoria doganore do të promovojë fuqishëm zhvillimin e OEA dhe kështu do të kontribuojë për  ti futur  kompanitë maqedonase në zinxhirin global të furnizimit dhe rritjes së eksporteve. Doganimi  I mallrave  në tregtinë ndërkufitare është shumë e rëndësishme për përmirësimin e konkurrencës si të eksportuesve, ashtu edhe të importuesve” theksoi Tanasoski. 

IMG_0187
IMG_0190
IMG_0191
IMG_0163
IMG_0181
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5