Një delegacion i Drejtorisë doganore, të udhëhequr nga drejtori z Djoko Tanasoski më 4 dhe 5 qershor realizuan një vizitë pune në Drejtorinë doganore të Republikës së Kroacisë, si vazhdimësi e takimeve të mbajtura në tetor të vitit të kaluar, kur u konfirmua interes i përbashkët për shkëmbimin e përvojave në fushën e zbatimit të legjislacionit të BE-së (nga pjesa e rregullave doganore dhe akcizat), forcimi i kapaciteteve të teknologjisë së informacionit dhe aktivitete të tjera në fushën e çështjeve doganore duke përfshi edhe zbatimin e Marrëveshjes për Lehtësimin e Tregtisë e Organizatës Botërore të Tregtisë.

 
Në takimin e punës, përfaqësuesit e dy shërbimeve doganore ranë dakord mbi mënyrat e bashkëpunimit të ardhshëm në fushat në të cilat Drejtoria Doganore e Maqedonisë dëshiron të ketë Doganat e Kroacisë si partner dhe një bashkëpunëtor i ngushtë, e cila u konfirmua nga takimi me përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së Financave të Republikës së Kroacisë
 
DSC01522
DSC01522
DSC01527
DSC01527
DSC01533
DSC01533
Previous Next Play Pause
1 2 3