Ju njoftojmë se Administrata Doganore e Republikës së Maqedonisë ka filluar me mënyrë të re për përcaktimin e vlerës doganore gjatë importimit të makinave për pasagjerë, të kombinuar, kamionë dhe motoçikleta të përdorura (në tekstin e mëtejmë: automjetet motorike të përdorura).

Vlerësimi i automjeteve të përdorura kryhet duke përdorur katalogun elektronik SchwackeNet, e jo si deri më tani me katalogë në formë letre nga data më të vjetra. Doganimi i automjeteve të përdorura do të vazhdojnë të kryhen nga juridiksioni lokal në zyrat doganore të cilat janë caktuar për doganim importues të automjeteve: Në doganën e Shkupit (NJD  Shkup 1, NJD  Shkup 2,  NJD  Shkup 3, NJD  Bllacë  dhe NJD Tetovë), Në doganën e Kumanovës (NjD Kumanovë dhe Deve Bair),Në doganën e Shtipit (NjD Shtip, NjD Dellçevë, dhe NjD Veles), Në doganën e Gjevgjelisë (NjD Gjevgjeli, NjD Kavadar, NjD Strumicë dhe NjD Novo Selo) dhe në doganën e Manastirit (NjD  Manastir, NjD Mexhitli, NjD Prilep, NjD  Ohër dhe NjD Strugë).

Kërkimi në katalogun elektronik do të kryhet nga ana e nëpunësit doganor në secilën prej njësive doganore të theksuara, përgjegjës për kërkimin në katalogun elektronik. Kërkimi do të kryhet ekskluzivisht në bazë të deklaratës së paraqitur për doganim importues të një automjeti të përdorur duke futur numrin e shasisë në sistem. 

Në këtë mënyrë, duke futur këtë sistem të kërkimit elektronik sipas numrit të shasisë, kërkimi do të jetë i shpejtë, i thjeshtë dhe transparent dhe njëkohësisht i unifikuar në të gjithë territorin, duke përjashtuar kështu çdo gabim të paqëllimshëm ose faktor subjektiv në përcaktimin e vlerës së automjetet e përdorura.

Gjatë dorëzimit e deklaratës për importimin e automjeteve të përdorura nuk do të paguhet kompensim për kërkim në katalogun elektronik, gjegjësisht as importuesit e as përfaqësuesit e tyre nuk do të dorëzojnë kërkesë për vlerësimin e vlerës së automjeteve të përdorura dhe nuk do ti nënshtrohen asnjë çfarë kostoje që lidhen me kërkesëni në katalogun elektronik. Kostot e kërkimit në katalogun elektronik mbulohen nga Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, ndërpritet detyrimi i deritanishëm për fotografim të detyrueshëm të çdo automjeti të përdorur gjatë doganimit importues.