Marrëdhënie me publikun
Të nderuar përdorues
Mirësevini në pjesën për Marrëdhënie me publikun në faqen e internetit të Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë. Ky është edhe një tentim për përmirësimin e komunikimit me publikun, që të jemi më të kapshëm për qytetarët, bashkësinë e biznesit dhe mediat. Qëllimi jonë është që të mundësojmë informacione që dalin nga kompetencat e Drejtorisë së doganave, të dëgjojmë sugjerimet dhe ankimet tuaja.
Përgjigjet e pyetjeve më aktuale i publikojmë në rubrikën Pyetjet më shpesh të parashtruara.
Keni parasysh se përmbajtja e përgjigjeve të pyetjeve të parashtruara është e karakterit informativ dhe i referohet dispozitave që janë në fuqi me ditën e dhënies së përgjigjes.
Dispozitat doganore dhe legjislacioni tjetër, që zbatohen në punën doganore janë objekt i editimeve, ndryshimeve dhe plotësimeve të vazhdueshme, kështu që, për zbatimin e procedurës për të cilën jeni të informuar në këtë mënyrë vlejnë dispozitat e ditës së zbatimit të procedurës.
Ju faleminderit për besimin e treguar