Përpunimi nën kontroll doganor
Procedura e përpunimit nën kontroll doganor mundëson përdorimin e mallrave të huaja në zonën doganore, në operacione që ndryshojnë llojin apo gjendjen e tij, pa iu nënshtruar pagesës së detyrimeve të importit apo masave të politikës tregtare, si dhe mundëson lëshimin e produkteve në qarkullim të lirë të cilat janë rezultat i këtyre operacioneve duke paguar detyrimet e importit të zbatueshme për këto produkte. Produkte të tilla quhen produkte të përpunuara.