Regjistrimi i pullave të akcizës
Mbajtësi i magazinës së akcizës dhe importuesi raportojnë nevojat mujore për sasitë e planifikuara të pullave të akcizës në organin doganor kompetent jo më vonë se data 10 e muajit aktual për muajin pasardhës. Aplikacioni dorëzohet në formë elektronike duke përdorur sistemin kompjuterik të Drejtorisë së Doganave nga 1 deri më 10 të muajit për sasitë e planifikuara për muajin vijues në linkun në vijim: https://trader.customs.gov.mk/myAccount- ui/protected/ welcome.html
Shpenzimet për shtypjen dhe ruajtjen e pullave të akcizës caktohen nga organi kompetent doganor dhe arkëtohen nga mbajtësi i magazinës së akcizës dhe importuesi duke paraqitur kërkesën për sasitë e planifikuara të pullave të akcizës. Shuma e shpenzimeve përcaktohet në bazë të kostove të printimit, ruajtjes dhe emetimit të pullave të akcizës.
Para marrjes së pullave të akcizës, mbajtësi i magazinës së akcizës dhe importuesi janë të detyruar të paraqesin garanci në shumën e borxhit të akcizës që mund të lindë.