Llogaritja e akcizës për koksin e naftës
Paguesi i akcizës llogarit akcizën me dërgimin e koksit të naftës tek konsumatori përfundimtar, në bazë të faturave të lëshuara. Detyrimi për pagesën e akcizës lind pas përfundimit të muajit kalendarik në të cilin ato janë dorëzuar. Paguesi i akcizës është i detyruar të llogarisë vetë akcizën për koksin e naftës për periudhën kontabël në përputhje me bazën e përcaktuar të akcizës dhe shumën e aplikuar në ditën kur ka lindur detyrimi për llogaritjen e akcizës. Periudha e kontabilitetit është një muaj kalendarik. Paguesi i akcizës është i detyruar të dorëzojë deklaratën e akcizës pranë organit doganor kompetent dhe të paguajë akcizën brenda 15 ditëve pas përfundimit të çdo muaji kalendarik.
Gjatë importimit të koksit të naftës, detyrimi për llogaritjen dhe pagesën e akcizës lind në përputhje me rregulloret doganore, me përjashtim të rasteve kur importuesi është mbajtës i një autorizimi të akcizës për qymyrin, koksin, linjitin dhe koksin e naftës nga neni 114 i Ligjit për akcizat ose është mbajtës i autorizimit preferencial të përdoruesit.