Raportoni korrupsionin në Drejtorinë e Doganave 

Стоп корупција

Korrupsioni dhe konflikti i interesave si e dukuri të liga të civilizimit pengojnë dhe shkatërrojnë vlerat themelore shoqërore, keqpërdorin kapacitetet institucionale në favor të qëllimeve dhe interesave të paligjshme, ulin besimin në institucionet dhe shtetin e së drejtës, kërcënojnë sundimin e ligjit, drejtësinë, barazinë dhe sigurinë e qytetarëve. 

Drejtoria e Doganave vazhdimisht punon në parandalimin e keqpërdorimeve të detyrës zyrtare dhe pa kompromis merret me këtë lloj sjelljeje kriminale, në mënyrë që të përmbushë në mënyrë efektive misionin dhe vizionin e saj:

  • të jetë një model i shërbimit modern dhe më të mirë ndaj qytetarëve, operatorëve ekonomikë dhe shtetit, në përputhje me praktikat më të mira vendase dhe ndërkombëtare dhe lider në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Doganor Evropian dhe
  • të ruajë interesat financiare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbrojë shëndetin dhe jetën e njerëzve, të sigurojë mjedis konkurrues ekonomik, të realizojë politikat ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e negociatave para-aderuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ju mund të raportoni rastet e korrupsionit për nëpunësit doganor në mënyrat e mëposhtme:

  • Raportim online për sjellje të paligjshme, joprofesionale apo korruptive të nëpunësve doganor 
  • LINJA E HAPUR DOGANORE, falas dhe anonime ne numrin e telefonit 197
  • Me postë, në adresën rr. Llazar Liçenoski, nr. 13, 1000 Shkup

Formulari për raportimin e korrupsionit 

 

Paralajmërim 

Sipas rregulloreve ligjore pozitive, raportimi i rremë i nënshtrohet përgjegjësisë penale. 


Scroll to top

.