Detyrimet e mbajtësit të lejes së akcizës
Mbajtësi i një magazine akcize është i detyruar të:
- të sigurojë ruajtjen adekuate të mallrave të akcizës në magazinën e akcizës;
- të mbikëqyrë dhe deklarojë pranë autoritetit doganor kompetent të gjitha procedurat e prodhimit, përpunimit, magazinimit, dorëzimit dhe pranimit të mallrave të akcizës;
- konstaton humbjet, përkatësisht mungesën e mallrave të akcizës dhe njofton autoritetin kompetent doganor;
- të kontrollojë nëse ka parregullsi në funksionimin e magazinës së akcizës;
- të sigurojë kushte për mbikëqyrje dhe kontroll të rregullt;
- të mbajë shënime të rregullta dhe të sakta të mallrave të akcizës;
- të monitorojë sigurinë e akcizës dhe nëse është e nevojshme të rrisë masën e garancisë; dhe
- të njoftojë autoritetin doganor kompetent për çdo ndryshim në të dhënat dhe/ose kushtet në të cilat është lëshuar leja e akcizës dhe të kërkojë ndryshimin e lejes së akcizës.