Iniciativa Ballkani i Hapur
Nisma e Ballkanit të Hapur buron nga nevoja për një integrim më të madh rajonal në rajon. Në fillim, kjo nismë u emërua si Iniciativa e Avancuar e Bashkëpunimit Rajonal ose si "Mini Shengen". Ballkani i Hapur është aktualisht një iniciativë në të cilën janë anëtarë Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, dhe synon të promovojë dhe zhvillojë kapacitetet e rajonit, si dhe të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe komunitetin e biznesit. Kjo nismë është një mundësi për të forcuar bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe për të promovuar lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Qëllimi themelor i Ballkanit të Hapur është të kapërcejë barrierat sociale, ekonomike dhe tregtare që pengojnë rritjen ekonomike në rajon duke zbatuar katër liritë mbi të cilat bazohet integrimi evropian, lirinë e lëvizjes së mallrave, punëtorëve, kapitalit dhe shërbimeve.
Një nga përfitimet e kësaj nisme është krijimi i një tregu rajonal ndërmjet vendeve anëtare të nismës. Në kuadër të Ballkanit të Hapur, janë nënshkruar marrëveshje për vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare dhe për të mundësuar një kohë më të shkurtër për qëndrimin e kamionëve në kufi. Gjithashtu, është bërë progres në përmirësimin e klimës së biznesit në të gjithë rajonin duke nënshkruar marrëveshje për njohjen reciproke të autorizimeve të Operatorit të Autorizuar Ekonomik (OAE). Janë krijuar korridore të gjelbra, të cilat garantojnë që produktet dhe shërbimet të arrijnë më shpejt në tregun e rajonit.