Bashkëpunimi ndërkombëtar
Drejtoria e Doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut merr pjesë aktive në punën e të gjitha organizatave ndërkombëtare në fushën e punëve doganore: Organizata Botërore e Doganave (OBD), Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), trupat punuese të OKB-së, SELEC dhe të tjera.
Për të siguruar zhvillimin, forcimin dhe zbatimin e politikës doganore, përcaktimin e prioriteteve dhe strategjive për zhvillimin dhe modernizimin e ardhshëm, marrëdhëniet më të ngushta dypalëshe dhe shumëpalëshe, zbatimin e procedurave doganore në përputhje me standardet dhe konventat ndërkombëtare dhe rekomandimet dhe metodologjitë e zhvilluara nga Organizata Botërore e Doganave, Republika e Maqedonisë është palë e disa konventave ndërkombëtare.
Bashkëpunimi me shërbimet doganore të huaja për të nxitur shkëmbimin elektronik të të dhënave doganore me qëllim parandalimin e mashtrimit doganor, kontrabandës dhe krimit, për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet zyrtarëve doganorë në nivel operacional, për të lehtësuar tregtinë dhe sigurinë, si në nivel rajonal ashtu edhe në atë global, bazohet në lidhjen e marrëveshjeve dypalëshe të pashkëpunimit për ndihmën e ndërsjellë në çështjet doganore.
Vend të veçantë në agjendën e Drejtorisë së Doganave kanë aktivitetet që kanë për qëllim harmonizimin dhe zbatimin e përhershëm të legjislacionit doganor të BE-së në Republikën e Maqedonisë, përmbushjen e kërkesave teknike dhe organizative, zhvillimin e kapaciteteve administrative, si dhe zgjerimin e vetëdijes publike për mënyrën e funksionimit të Bashkimit Doganor.
Drejtoria e Doganave ka realizuar dhe është në proces të një sërë projektesh të mbështetura nga institucionet e huaja dhe vendase për të siguruar modernizimin e punës doganore dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale dhe administrative si zhvillimi i sistemeve të TI-së, përmirësimi i kushteve të punës, përfshirja e modernizimit të procedurave doganore dhe të akcizës, etj.