Fakte rreth projektit:
Qëllimi: afrimi i procedurave doganore në Republikën e Maqedonisë me standardet evropiane dhe praktikat më të mira përmes përgatitjes së rregulloreve dhe procedurave të brendshme lidhur me zbatimin e Konventës së Përbashkët për Tranzit.
Kohëzgjatja: 21 muaj (2014 - 2016)
Vlera: 0.947 milionë euro
Rezultati: Me mbështetjen e këtij projekti, më 1 korrik 2015, Republika e Maqedonisë u bë pjesë e sistemit të përbashkët të tranzitit të BE-së. Janë bërë plotësimi adekuat i harmonizimit të kryer të legjislacionit primar dhe dytësor kombëtar në fushën e transitit dhe deklaratës së vetme doganore me Konventat për procedurën e përbashkët të transitit dhe thjeshtësimin e formaliteteve në tregtinë e mallrave, janë bërë ndryshime të caktuara në organizim duke forcuar njësitë e caktuara organizative që janë bartësit kryesorë të procedurës së përbashkët të tranzitit, u sigurua një lidhje elektronike e komunikimit me Komisionin Evropian, u përgatit, u instalua dhe u testua disa herë me sukses një sistem kompjuterik për tranzit. Një sistem i ri i kompjuterizuar tranziti, i cili është baza për zbatimin e procedurës së transitit nëpërmjet shkëmbimit të mesazheve elektronike ndërmjet agjentëve në procedurën doganore dhe zyrave doganore, si dhe ndërmjet vetë zyrave doganore dhe përgatitja e tyre për funksionim të suksesshëm brenda sistemit të përbashkët evropian të tranzitit. Projekti është realizuar me ndihmën e ekspertëve nga Drejtoria Financiare e Republikës së Sllovenisë.