Fakte rreth projektit:
Qëllimi: zbatimi i kontrollit efikas dhe efektiv doganor, duke lehtësuar njëkohësisht lëvizjen e ligjshme ndërkufitare të udhëtarëve dhe mallrave, si dhe sigurimin e mbledhjes së detyrimeve dhe forcimin e kapaciteteve të Drejtorisë së Doganave për të luftuar mashtrimin dhe korrupsionin.
Kohëzgjatja: 18 muaj (2009 - 2011)
Vlera: 0.7 milion euro
Rezultati: Përfshirje e teknikave të reja, moderne për zbatimin e legjislacionit doganor (teknologji dhe mjete të llojit të analizës së rrezikut), mbrojtjen e kufirit shtetëror dhe lehtësimin e qarkullimit të mallrave nëpër pikat kufitare, module/kurse për të mësuarit doganor dhe elektronik (e-mësimi) i krijuar nga Komisioni Evropian, si dhe janë realizuar trajnime të trajnuesve për rritjen e integritetit të nëpunësve doganorë. Është siguruar trajnimi i qenve të doganës për zbulimin e lëndëve narkotike dhe janë blerë pajisje teknike dhe automjete për transportin e tyre.