(Twinning - IPA 2), në të cilin përveç Drejtorisë së Doganave, janë përfshirë edhe Ministria e Financave dhe Drejtoria e të Hyrave Publike në harmonizimin e legjislacionit dhe përmirësimin e kapaciteteve të shërbimit.
Fakte rreth projektit:
Qëllimi: Përmirësimi i stabilitetit, efikasitetit dhe cilësisë së sistemit të të hyrave të përgjithshme në vend dhe sigurimi i menaxhimit të qëndrueshëm dhe të mirë të financave publike. Projekti përfshin harmonizimin e legjislacionit tatimor dhe doganor në përputhje me legjislacionin përkatës të BE-së dhe praktikat më të mira, si dhe përmirësimin e kapaciteteve operacionale dhe administrative të institucioneve kryesore në sistem. Gjithashtu, projekti synon të thjeshtojë procedurat tatimore dhe doganore, duke përfshirë regjistrimin dhe pagesën duke ulur procedurat dhe kostot administrative dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve tatimore dhe doganore që u ofrohen qytetarëve.
Kohëzgjatja: 2020-2023
Vlera: 3.5 milionë euro
Rezultati: Menaxhimi më i mirë i financave publike, përmirësimi i kapaciteteve operacionale dhe administrative të institucioneve pjesëmarrëse, procedurat e thjeshtuara doganore dhe tatimore, si dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve tatimore dhe doganore.