Projekti "Forcimi i kapaciteteve të Drejtorisë së Doganave për zbatimin e legjislacionit doganor dhe të akcizave" 

Qëllimi i përgjithshëm i projektit ishte harmonizimi i mëtejmë i legjislacionit me legjislacionin e BE-së në fushën e akcizave dhe forcimi i mëtejmë i kapaciteteve administrative dhe operacionale të Drejtorisë së Doganave për zbatimin e legjislacionit doganor dhe akcizave, si dhe kompletimi i përgatitjeve për aderimin në Konventën për Procedurën e Përbashkët të Transitit dhe në Konventën për Thjeshtimin e Tregtisë së Mallrave. Projekti përbëhej nga 2 komponentë:

Хармонизација на законодавството и постапките со законодавството и добрата практика на ЕУ во областа на акцизите

Fakte rreth projektit:

Qëllimi: Harmonizimi i plotë i legjislacionit kombëtar lidhur me akcizat me atë të BE-së, si dhe fuqizimi i kapaciteteve administrative dhe operacionale të Drejtorisë së Doganave në procesin e përmbushjes së standardeve evropiane.

Kohëzgjatja: 18 muaj (2015 - 2016)

Vlera: 0,95 milion euro 

Rezultati: është përgatitur Projektligji për Akcizat që është në masë të madhe në përputhje me direktivat e BE-së dhe përfshin praktikat dhe procedurat më të mira nga disa shtete anëtare të BE-së. Ligji përmban dispozita që zbatohen menjëherë dhe dispozita që do të zbatohen pas anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në BE. Gjithashtu, janë përgatitur edhe tre projekt-rregulloret që përcaktojnë më për së afërmi mënyrën e zbatimit të dispozitave të ligjit. Janë përgatitur edhe tabelat përkatëse për përputhshmërinë e ligjit me rregulloret e BE-së, të cilat paraqesin një tregues kyç për matjen e suksesit të këtij projekti.

Projekti u realizua me ndihmën e Shërbimit Doganor të Austrisë si twining partner.

Завршување на постапката за пристапување кон Конвенцијата за заеднички транзитни постапки и Конвенцијата за поедноставување на формалностите во трговијата со стока

Fakte rreth projektit:

Qëllimi: afrimi i procedurave doganore në Republikën e Maqedonisë me standardet evropiane dhe praktikat më të mira përmes përgatitjes së rregulloreve dhe procedurave të brendshme lidhur me zbatimin e Konventës së Përbashkët për Tranzit.

Kohëzgjatja: 21 muaj (2014 - 2016)

Vlera: 0.947 milionë euro

Rezultati: Me mbështetjen e këtij projekti, më 1 korrik 2015, Republika e Maqedonisë u bë pjesë e sistemit të përbashkët të tranzitit të BE-së. Janë bërë plotësimi adekuat i harmonizimit të kryer të legjislacionit primar dhe dytësor kombëtar në fushën e transitit dhe deklaratës së vetme doganore me Konventat për procedurën e përbashkët të transitit dhe thjeshtësimin e formaliteteve në tregtinë e mallrave, janë bërë ndryshime të caktuara në organizim duke forcuar njësitë e caktuara organizative që janë bartësit kryesorë të procedurës së përbashkët të tranzitit, u sigurua një lidhje elektronike e komunikimit me Komisionin Evropian, u përgatit, u instalua dhe u testua disa herë me sukses një sistem kompjuterik për tranzit. Një sistem i ri i kompjuterizuar tranziti, i cili është baza për zbatimin e procedurës së transitit nëpërmjet shkëmbimit të mesazheve elektronike ndërmjet agjentëve në procedurën doganore dhe zyrave doganore, si dhe ndërmjet vetë zyrave doganore dhe përgatitja e tyre për funksionim të suksesshëm brenda sistemit të përbashkët evropian të tranzitit. Projekti është realizuar me ndihmën e ekspertëve nga Drejtoria  Financiare e Republikës së Sllovenisë.

Scroll to top

.