Informacioni detyrues tarifor
Informacioni detyrues tarifor (IDT) është akt juridik i nxjerrë nga Drejtoria e Doganave për klasifikimin e mallrave sipas tarifës doganore, në pajtim me nenin 19 të Ligjit Doganor. IDT lëshohet në bazë të një kërkese me shkrim të paraqitur nga personi i interesuar në formularin e dhënë në Aneksin 1 të Dekretit për Zbatimin e Ligjit Doganor. Kërkesa duhet t'i referohet vetëm një lloji mallrash dhe konsiderohet e plotësuar plotësisht dhe siç duhet nëse përmban të gjitha të dhënat e kërkuara për lëshimin e IDT-së. Në varësi të llojit të mallit, nëse është e nevojshme, kërkesa duhet të shoqërohet me specifikimin e prodhuesit (origjinal dhe përkthim), dokumentacionin teknik, prospektet, fotografitë, mostrat ose dokumente të tjera të disponueshme, të cilat përmbajnë të dhëna të nevojshme për marrjen e vendimit për shpërndarjen e mallrave sipas tarifës doganore.
Nëse Drejtoria e Doganave konstaton se kërkesa nuk është e plotë dhe nuk përmban të gjitha të dhënat e nevojshme për lëshimin e IDT-së, mund t'i kërkojë aplikuesit të dorëzojë të dhënat e nevojshme që mungojnë.
Afati i parashikuar ligjor për lëshimin e IDT-së, i cili është tre muaj, fillon nga momenti kur Drejtoria e Doganave i ka të gjitha të dhënat e nevojshme për lëshimin e IDT-së.
Nëse IDT nuk mund të lëshohet brenda tre muajve nga dita e pranimit të kërkesës së dorëzuar, Drejtoria e Doganave do ta informojë kërkuesin për arsyet e vonesës dhe do të tregojë afatin në të cilin mendon se do ta lëshojë të njëjtën.
IDT është i vlefshëm për tre vjet nga dita e lëshimit.
KËRKESË PËR INFORMACIONIN DETYRUES TARIFOR (IDT)
Kërkesë për lëshimin e informacionit detyrues tarifor sipas Tarifës doganore
(Kërkesa për informacionin e detyrueshëm tarifor mund të dorëzohet përveç se me shkrim edhe në mënyrë elektronike përmes aplikacionit ELEKTRONIK DORËZIMI I KËRKESAVE në faqen kryesore në www.customs.gov.mk)
UDHËZIME PËR PLOTËSIMIN e Kërkesës për lëshimin e Informacionit detyrues tarifor (IDT)
Informacion për taksat administrative
Në linkun e mëposhtëm është kursi i të mësuarit elektronik për Informacionin detyrues tarifor (60 minuta) i cili është i dedikuar si për nëpunësit doganor ashtu edhe për komunitetin e biznesit që zbaton rregulloret doganore.
Fondi i Hapur Rajonal i Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) - Tregtia e Jashtme përgatiti
Udhëzime teknik për IDT dhe IDO në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
IDT të lëshuara
Informacioni detyrues tarifor i lëshuar që është i vlefshëm mund të gjendet duke kërkuar në TARIM-DM në seksionin IDT në këtë LINK.
Sqarimi i metodës së kërkimit të IDT-së
IDT i lëshuar te palët kontraktuese të CEFTA-s
Një bazë e të dhënave elektronike kolektive e informacionit detyrues tarifor të lëshuar nga palët kontraktuese të CEFTA-s mund të shkarkohet në këtë LINK.