Roli ynë

roli ynë

Drejtoria e doganave kompetencat e saja i zbaton në mbarë territorin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa selia është në Shkup.

Drejtoria e doganave punët e fushëveprimit të saj i kryen përmes Drejtorisë Qendrore, e cila koordinon dhe udhëheq me kompetencat doganore në mbarë vendin, ndërsa Degët doganore, që koordinojnë edhe udhëheqin me një rajon përkatës përmes njësive të saja organizative – zyrat doganore zbatojnë procedura doganore në qarkullimin e udhëtarëve dhe të mallrave, si dhe masa të mbikëqyrjes doganore, zhdoganimit të mallrave, pengimit të importit ilegal, procedurave doganore administrative dhe kundërvajtëse, shitjes së mallit doganor dhe pagesës së detyruar rreth detyrimeve doganore.

Drejtoria e doganave punët dhe kompetencat e saja i kryen mbështetur në Ligjin për Drejtorinë e doganave, Ligjin doganor, Ligjin për tarifë doganore, Ligjin për akcizat, Ligjin për masa doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe ligje me të cilat rregullohet importi, eksporti dhe transiti i mallit, si dhe për zbatimin e veprimeve tjera që janë rregulluar me ligje tjera. Drejtoria e doganave siguron një zbatim të uniform në fushën e saj të veprimeve.

Kompetencat themelore të Drejtorisë së doganave janë mbikëqyrja doganore, kontrolli doganor, zhdoganimi i mallit, masa hetuese dhe të inteligjencës me qëllim të pengimit, zbulimit dhe hetimit të kundërvajtjeve doganore dhe veprave penale, inicimit të procedurës për kundërvajtje doganore dhe kundërvajtje tjera, si dhe vepra penale të përcaktuara me ligj, pagesë të dënimeve mandate, përllogaritje dhe pagim ose kthim të detyrimeve të importit dhe eksportit dhe kryerje të kompetencave tjera të parapara me këtë ose me ndonjë ligj tjetër.

Drejtoria e Doganave është kompetente për administrimin e akcizave në mbarë territorin e vendit. Drejtoria e doganave është kompetente edhe për zbatimin e kontrolleve të poseduesve të patentave të akcizës dhe miratimeve të akcizës, si dhe pjesëmarrësve në operacionet tregtare që përfshijnë qarkullim me mallra të akcizës.

Vizioni

Të jetë një Drejtori e Doganave  lider në rajon që do të njihet si një mbrojtëse e dëshmuar e kufijve dhe shoqërisë dhe një mbështetëse e fortë e ekonomisë legale, si një shërbim doganor modern dhe inovativ me standarde plotësisht të zbatuara të Bashkimit Evropian.

Misioni

Të mbrojë interesat financiare, shoqërinë dhe mjedisin, duke mbështetur zhvillimin ekonomik përmes bashkëpunimit, lehtësimit dhe modernizimit.

Scroll to top

.