Lëshimi i pullave të akcizës

Lëshimi i pullave të akcizës kryhet pas kërkesës së paraqitur për marrjen e pullave të akcizës, e cila i paraqitet organit doganor kompetent. Afati për marrjen e pullave të deklaruara të akcizës është një vit nga dita e deklarimit të sasive të planifikuara. Pas skadimit të këtij afati, organi doganor disponon pullat e akcizës të padeklaruara.

Afati i përdorimit të pullave të akcizës është maksimumi 60 ditë nga dita e marrjen së tyre.Afati mund të zgjatet edhe për 15 ditë të tjera në rast të forcës madhore, rrethanave të paparashikueshme dhe ngjarjeve të pafavorshme që lidhen me veprimtarinë e mbajtësit të magazinës së akcizës ose importuesi, pas miratimit paraprak nga organi kompetent doganor me kërkesë të paraqitur.

Mbajtësi i magazinës së akcizës dhe importuesi janë të detyruar jo më vonë se pesë ditë pas skadimit të afatit për përdorimin e pullave të akcizës t'i paraqesin organit doganor kompetent raport për pullat e akcizës të marra, të përdorura dhe të kthyera.

Pullat e marra të akcizës të cilat konstatohen se janë të dëmtuara si rezultat i një gabimi ose dëmtimi të ndodhur në procesin e shtypjes së tyre, mbajtësi i magazinës së akcizës dhe importuesi janë të detyruar t'ia kthejnë organit doganor kompetent më së voni brenda 15 ditëve nga dita e konstatimit të parregullsisë, por jo më vonë se 60 ditë nga dita e marrjes së tyre. Organi doganor kompetent do të zëvendësojë pullat e akcizës me defekte me pulla të reja akcize.

Pullat e akcizës që nuk janë përdorur ose janë dëmtuar në procesin e prodhimit, prodhuesi ose importuesi është i detyruar t'ia kthejë ato organit kompetent doganor, së bashku me raportin për pullat e akcizës të marra, të përdorura dhe të kthyera, jo më vonë se brenda pesë ditëve pas skadimit të afatit për përdorim të pullave të akcizës. Raporti për pullat e akcizës të marra, të përdorura dhe të kthyera dorëzohet në formë elektronike përmes sistemit kompjuterik të Drejtorisë së Doganave.

Për pullat e akcizës të dëmtuara dhe të papërdorura, mbajtësi i magazinës së akcizës dhe importuesi nuk kanë të drejtë në rimbursimin e kostove për printimin dhe ruajtjen e pullave të akcizës.

Për pullat e marra të akcizës për shënjimin e produkteve të ndërmjetme dhe pijeve të forta alkoolike që nuk janë kthyer ose janë dëmtuar përgjithmonë, mbajtësi i magazinës së akcizës dhe importuesi është i detyruar të dorëzojë deklaratë akcize brenda pesë ditëve pas skadimit të afatit duke përdorur pullat e akcizës, të llogarisë akcizën në bazë të të dhënave nga shenjat e pullave të akcizës dhe ta paguajë atë menjëherë.

Pullat e akcizës, të cilat konstatohen se janë të dëmtuara si rezultat i një gabimi ose dëmtimi të ndodhur në procesin e printimit të tyre dhe që nuk janë përdorur ose janë dëmtuar në procesin e prodhimit, asgjësohen nën mbikëqyrjen doganore.

Pullat e akcizës regjistrohen dhe lëshohen në një sasi prej të paktën 600 copë, sipas etiketave individuale, përqindjes së alkoolit dhe vëllimit të paketimit individual. Me përjashtim të kërkesës së mbajtësit të magazinës së akcizës ose importuesit, në rastet kur përdoren ambalazhe jo standarde, seri ekskluzive, sasi të kufizuara të destinuara për qëllime promovuese, organi doganor kompetent mund të miratojë lëshimin e pullave të akcizës në një numër më pak se 600 copë.

 

Scroll to top

.