Përjashtimi nga akciza për burimet e energjisë në zbatimin e projekteve
Burimet e energjisë përjashtohen nga akciza kur ato janë të destinuara për zbatimin e një projekti të financuar me fonde të marra në bazë të një marrëveshjeje dhurimi të lidhur midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe donatorëve të huaj, nëse kjo marrëveshje përcakton se nuk do të paguhen taksa me paratë e marra.
Burimet e energjisë përjashtohen nga akciza kur ato janë të destinuara për realizimin e projekteve të financuara sipas instrumentit për asistencë para-aderuese (IPA), i cili zbatohet në kushte të menaxhimit të decentralizuar, dhe për pjesën e fondeve nga bashkëfinancimi kombëtar i siguruar nga buxheti I Republikës së Maqedonisë së Veriut ose huamarrja.
Për realizimin e të drejtës për përjashtim, i paraqitet një kërkesë autoritetit doganor kompetent për marrjen e miratimit për përjashtim nga akciza për energjinë gjatë zbatimit të projekteve.